Gjendet një trup i pajetë/ Ja dyshimet e para
Një 57-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Shënavlash ...

Blutë e kryeqytetit kanë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe një rast të përshtatjes së lokaleve për përdorimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit “Several”, në pranga është vënë një 31-vjeçar, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 29-vjeçare, në automjetin e tij dhe më pas ka shkuar në lokalin e një 24-vjeçari, ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike. Në pranga është vënë edhe 24-vjeçari, ndërsa gjatë kontrolleve policore në lokal u gjetën të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 jelek antiplumb dhe 2 shkopa bejsbolli.
Ndërkohë gjatë kontrollit në automjetin e 31-vjeçarit u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi kokaine. Në pranga janë vënë edhe 5 persona të tjerë, të cilët kanë qenë të pranishëm në lokal në momentin e ndërhyrjes së policisë, ndërsa dyshohet se kanë pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale në lokal, por nuk kanë bërë kallëzim.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 jelek antiplumb, lëndë narkotike, 2 automjete, 7 celularë dhe 2 armë të ftohta.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Several”, goditen 2 raste të armëmbajtjes pa leje dhe 1 rast i përshtatjes së lokaleve për përdorimin/shitjen e lëndëve narkotike.
-Posedonte 1 armë zjarri kallashnikov dhe kokainë në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari. Ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare.
-Posedonte 1 armë zjarri, 1 jelek antiplumb dhe 2 armë të ftohta, në lokalin e tij, vihet në pranga 24-vjeçari.
Vihen në pranga dhe 5 shtetas të tjerë, klientë në lokal, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, municion luftarak, 1 jelek antiplumb, lëndë narkotike, 2 automjete, 7 celularë dhe 2 armë të ftohta.
Shërbimet e Komisariatit Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Several”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
-A. M., 31 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”;
-E. K., 24 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”;
-E. K., 23 vjeç, A. P., 25 vjeç, S. C., 28 vjeç, K. R., 24 vjeç dhe A. H., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Shtetasi A. M. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare, në automjetin e tij, dhe më pas ka shkuar në lokalin e shtetasit E. K., ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në lokal u gjetën të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 jelek antiplumb dhe 2 shkopa bejsbolli, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit A. M. u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi kokaine.
5 shtetasit e tjerë të arrestuar, të pranishëm në lokal në momentin e ndërhyrjes së Policisë, dyshohet se kanë patur dijeni për këtë veprimtarinë kriminale në lokal, por nuk kanë kallëzuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /CNA
Një 57-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Shënavlash ...
Një 26-vjeçar u kap nga forcat policore, pasi në vitin 202...
Vijojnë kontrollet nëpër Tiranë lidhur me planin e masave ...
Një 37-vjeçare rumune është ekstraduar nga Gjermania drejt...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme...
Një 20-vjeçar në Tiranë u vu në pranga, pasi mbante dhe pë...
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Bashkëpunimi”...
Policia e Shtetit ka zbuluar në Malësinë e Madhe, 3 ambien...
Ka rënë në pranga 32-vjeçari B. A., i dyshuar si autor i v...
Disa persona janë shoqëruar në polici lidhur me vrasjen që...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur ...
Policia e Vlorës ka reaguar zyrtarisht lidhur me vrasjen e...
Ka ndërruar jetë 36-vjeçari, i cili u plagos mbrëmjen e so...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...
Një 49-vjeçar është arrestuar pasi ka goditur me grusht nj...
Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Monza të Italisë...
Tre persona janë arrestuar në Durrës, pasi vinin baste spo...
Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër. Një automj...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Fier-Shegan të ...
Goditet një grup i huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...