web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Posedonin lëndë narkotike/ Arrestohen dy të rinj në Itali, një prej të cilëve shqiptar

1 Qershor 2025, 17:55, Kronika CNA

Posedonin lëndë narkotike/ Arrestohen dy të rinj në Itali,

Dy të rinj, një prej tyre më origjinë shqiptare, u arrestuan në Itali për posedim narkotikësh. Ata u kapën në befasi nga punonjësit e Unionit të Policisë Vendore të Fontanilit në Vermezzo. Dy të rinjtë janë banorë të Abbiategrasso-s.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, kur një 21-vjeçari me origjinë shqiptare dhe një 24-vjeçari italian iu gjetën 500 gramë hashash dhe 0.9 kg kokainë.

Arrestimet e dy të rinjve që banonin në Abbiategrasso, u zhvilluan plotësisht në Vermezzo.

Të mbrojtur nga avokati Roberto Grittini dhe avokati Guya Portaluppi, këtë mëngjes gjyqtari në Gjykatën e Pavias aprovoi arrestimet./CNA





Lajmet e fundit nga