web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutimi i 57-vjeçarit në Lezhë/ Pista kryesore gjakmarrja

1 Qershor 2025, 08:55, Kronika CNA

Ekzekutimi i 57-vjeçarit në Lezhë/ Pista kryesore gjakmarrja

Viktima e atentatit të sotëm në Tale të Lezhës, raportohet se është 57-vjeçari Pjetër Kaza, i dyshuar se është ekzekutuar si pasojë e gjakmarrjes mes dy fiseve.

Sipas informacioneve, gjakmarrja mes dy fiseve ka nisur që prej vitit 1994.

Rreth një vit më parë, është ekzekutuar në Belgjikë vëllai i viktimës së sotme. 44-vjeçari Agustin Kaza u qëllua  me armë zjarri në ambientet e një kafeneje dhe ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.

Autori i vrasjes së tij mbetet ende i paidentifikuar.

Vëllai i Pjetër dhe Agustin Kazës, Martini ka vrarë në 1997 dy vëllezër në Mirditë, të dyshuar se i kanë marrë jetën në ’94 vëllait tjetër, Ndue Kaza./ CNA





Lajmet e fundit nga