web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia, detaje nga të shtënat/ Identifikohen autori dhe dy të plagosurit

15 Shtator 2024, 10:05, Kronika CNA
Policia, detaje nga të shtënat/ Identifikohen autori dhe dy të
Foto ilustruese

Policia ka nxjerrë detajet e para nga të shtënat me armë në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.

Blutë konfirmojnë se të plagosur kanë mbetur shtetasit me iniciale B. Ç. dhe A. H., të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Autor i kësaj ngjarje dyshohet të jetë shtetasi L. R. Ky i fundit i ka qëlluar dy të plagosurit në hyrje të një lokali për motive të dobëta.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur krehjen për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendngjarja pas të shtënave.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka  plagosur me armë zjarri shtetasit  B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë  Vendore për kapjen e  autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./ CNA





Lajmet e fundit nga