web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasja e furgonit të tifozëve të PAOK-ut në Rumani/ Dyshohet se mes viktimave ka shqiptarë

27 Janar 2026, 22:11, Kronika CNA

Përplasja e furgonit të tifozëve të PAOK-ut në Rumani/

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në Rumani, ku kanë humbur jetën shtatë tifozë të klubit grek të futbollit PAOK.

Sipas raportimeve, dyshohet se në mesin e viktimave janë edhe dy shqiptarë. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet lidhur me raportimet.

Më herët u raportua se mjeti në të cilin udhëtonin dhjetë persona u përplas me një autobot dhe më pas me një kamion. Si pasojë e goditjes, shtatë persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë u transportuan në spital me lëndime të rënda.

Grupi i tifozëve ishte nisur nga Greqia drejt Francës për të ndjekur ndeshjen e Europa League që do të luhet ndërmjet Lyon dhe PAOK. Autoritetet rumune kanë nisur procedurat hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /CNA





Lajmet e fundit nga