web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasen makinat në aksin Tepelenë-Fier/ Humbin jetën burrë e grua, plagosen 2 persona

14 Nëntor 2024, 07:33, Kronika CNA
Përplasen makinat në aksin Tepelenë-Fier/ Humbin jetën
Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar rreth orës 05:30, në aksin rrugor Tepelenë-Fier.

Shtetasi S. A., duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip "Ford", me drejtues shtetasin V. A.

Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip "Ford", shtetasi V. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. A., (bashkëshortja e shtetasit V. A.).

Drejtuesi i automjetit tip autobot dhe pasagjerja që ndodhej në këtë makinë, shtetasja A. A., ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./ CNA





Lajmet e fundit nga