web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E dehur në timon/ AMP arreston efektiven e policisë së Korçës

13 Nëntor 2024, 11:07, Kronika CNA

E dehur në timon/ AMP arreston efektiven e policisë së

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arreston një punonjëse policie të komisariatit të Korçës.

Mësohet se punonjësja e policisë me iniciale L.L, ka qenë në gjendje të dehur në timon, kur ka dalë nga rruga duke shkaktuar aksident me dëme materiale rreth orës 04:00 të mëngjesit të djeshëm.

Pasi policia mbërriti në vendin e aksidentit për kryerjen e procedurave, rezultoi se punonjësja e policisë (jashtë shërbimit me mjetin në pronësi të saj) ka qenë në gjendje të dehur mbi normat e lejuara.

Në vijim pritet që gjykata të japë masën e sigurisë pas arrestimit të saj./ CNA





Lajmet e fundit nga