Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...

Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Degën Rajonale të Prokurorisë Antimafia, Firence, kanë goditur një grup kriminal në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në tali.
Në total u arrestuan 23 persona në Itali, Toskanë, Kalabri, Lazio, Puglia, Campania, Lombardi, Veneto, Liguria dhe 2 persona në Shqipëri.
Kjo goditje e suksesshme është rezultat i punës së dy skuadrave të përbashkëta të hetimit afatgjatë (JIT), të mbështetura dhe të financuara nga Eurojust.
Njoftimi i SPAK:
"Prej dhjetorit të vitit 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore të krijuar me autoritetet gjyqësore italiane, konkretisht me Degën Rajonale të Prokurorisë Antimafia, Firence, Itali. Objekti i hetimit të këtij procedimi penal ishte goditja e trafikimit të sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt porteve detare italiane, kryesisht atij të Livornos.
Në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, në datën 05.11.2024 u realizua një operacion i përbashkët ndërkombëtar me pjesëmarrjen edhe të Eurojust. Në datën 05.11.2024 u ekzekutua vendimi për caktimin e masave të sigurimit nga Gjykata e Hetimeve Paraprake të Gjykatës së Firences, për subjekte të krimit të organizuar me shtetësi shqiptare, italiane, rumune, etj. Në total u arrestuan 23 persona në Itali (Toskanë, Kalabri, Lazio, Puglia, Campania, Lombardi, Veneto, Liguria) dhe 2 persona në Shqipëri. Kjo goditje e suksesshme është rezultat i punës së dy skuadrave të përbashkëta të hetimit afatgjatë (JIT), të mbështetura dhe të financuara nga Eurojust.
Hetimet ndaj rrjetit kriminal shqiptar u iniciuan nga Prokuroria e Firences në Itali, në vitin 2021. Po atë vit, u krijua ekipi i parë i përbashkët hetimor (JIT) mes autoriteteve italiane dhe shqiptare. Hetimet u mbështetën nga përgjimet e shkëmbimeve të informacionit mes organizatave kriminale, të cilat përdornin mjetin e komunikimit të koduar, SkyECC.
Grupi i strukturuar kriminal ishte aktiv si furnizues me shumicë i drogës në tregjet italiane. Dërgesat e drogës dërgoheshin nga Amerika e Jugut në kontejnerë, përmes porteve italiane (Livorno, Genova dhe Savona) dhe në vende të tjera evropiane. Kontejnerët ruheshin në portet e mbërritjes, ku ekipet e posaçme kujdeseshin për rikuperimin e lëndës narkotike dhe nxjerrjen e dërgesave nga zonat portuale, për t’i vënë më pas në dispozicion të grupeve kriminale. Për të lehtësuar operacionet e identifikimit dhe gjetjes së kokainës, grupi i strukturuar kriminal përdorte pajisje radiolokalizimi, ndërsa lënda fshihej brenda kontejnerëve të ngarkuar me mbulesë frutash ekzotike ose në hapësirat e posaçme të krijuara për këtë qëllim.
Nga hetimet e kryera është bërë e mundur kapja e mbi 2 ton kokainë, 45 kg hashash, 20 kg marijuanë – nga e cila, grupi kriminal do të kishte përfituar rreth 70 milionë euro –si edhe arrestimi në flagrancë i tre prej anëtarëve të këtij grupimi.
Në datë 05.11.2024, me autorizim të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nën drejtimin e Prokurorisë e Posaçme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka organizuar punën me skuadra, ku bënin pjesë dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, përfaqësues të Zyrës së Ekspertit të Sigurisë në Ambasadën Italiane në Tiranë, përfaqësues të Guardia di Finaza Itali dhe realizoi kryerjen e kontrollit të 18 banesave të personave të dyshuar, një pjesë e mirë rezidentë në Itali por dhe me banim në Shqipëri.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit arrestoi dy nga pjesëmarrësit në këtë grup të sktrukturuar kriminal, shtetasit M.N. dhe J.K. si dhe gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 20 000 euro, 52 ora të markave të ndryshme si psh. Rolex etj, 1 automjet tip Audi RSQ8 i viti 2020 si dhe 3 celularë, ku 2 prejt tyre G Pixel, një armë zjarri pistoletë beretë me 15 fishekë, 3 celularë dhe pajisje të tjera.
Operacione të ngjashme janë duke u zhvilluar në Francë, Rumani dhe në vende të tjera të përfshirë.
Prokuroria e Posaçme falenderon Prokurorinë Antimafia të Firences, Itali dhe Guardia Di Finanza për bashkëpunimin e suksesshëm gjatë kryerjes së hetimeve në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore si dhe Eurojust e Europol që mbeshtetën nevojat për bashkëpunim dhe koordinim ndërkombëtar.
Gjithashtu, falenderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për bashkëpunimin si gjatë fazës së hetimeve paraprake ashtu edhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit dhe kryerjes së kontrolleve."/CNA
Ditën e sotme janë arrestuar në Shqipëri dy persona të për...
Autoritetet italiane dhe ato shqiptare kanë kryer një oper...
SPAK-u ka kërkuar nga 10 vite burg për Ilirjan Feçin dhe A...
Sot në Apelin e GJKKO-së po mbahet seanca gjyqësore për La...
U arrestua një 21-vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbaj...
Mustafa Lici, babai i Hamza Licit, gjatë një interviste me...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një 45-vj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka shpërthyer një lë...
Digjen dy automjete në Vlorë në lagjen "Rilindja". Ngjarj...
Një biznes është shkatërruar mbrëmjen e kësaj të hëne në P...
Një vajzë është plagosur me armë rreth orës 17:30 të k...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë mesnatës n...
SPAK-u ka shpallur pretencën për Talo Çelën në lidhje me g...
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në Dobraç të Shk...
52-vjeçari i jep fund jetës në afërsi të kishës së Ristozi...
Gjykata e Elbasanit njofton se më datë 05.11.2024 në orën ...
Gjykata e Korçës ka lënë në burg shtetasin me inicialet Sh...
Policia ka arrestuar shtetasin me incialet A. S., i cili k...
Ka ndërruar jetë në spital, Bashkim Basha, i cili u plagos...
Një person është ndaluar për tentativë vrasjeje, lidhu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...