web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjarja e rëndë me tre viktima në plazhin Vilë-Bashtovë/ Dëshmitari: Ambulanca erdhi me vonesë, nuk kishte barrelë

9 Korrik 2023, 17:52, Kronika CNA

Ngjarja e rëndë me tre viktima në plazhin

Pasditen e sotme në plazhin Vilë Bashtovë ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku janë mbytur në det tre pushues nga Tirana, të tre pjesëtarë të një familje.

Babai 55 vjeç dhe dy fëmijët e tij të mitur, 13 dhe 15 vjeç kanë humbur jetën në mënyrë tragjike.

Njëri nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes tregoi për Euroneës Albania se viktimat u nxorën në breg nga pushuesit të cilët u përpoqën edhe të jepnin ndihmën e parë.

Më tej ka bërë me dije se ambulanca u vonua rreth 40 minuta dhe kur erdhi, infermierët nuk ishin të pajisur me barelë për t’i transportuar.

“Ndihma e parë e shpejtë po i jepej nga një djalë te lokali, nuk kishte, as polici asgjë.

Vetëm njerëz të rastit kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë, punonjës shteti asnjë. Infermierët erdhën pa barelë, u  detyruam t’i merrnim në krah.

Madje, ndihma e parë iu dha tek barishtet. Babai doli pa shenja jete, djemtë kishin më shumë gjasa të jetonin”, tregoi ai./ CNA





Lajmet e fundit nga