web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në gjyq me njëri-tjetrin/ Kush janë dy pronarët e hotelit që u hodh në erë me eksploziv

13 Shkurt 2023, 08:10, Kronika CNA
Në gjyq me njëri-tjetrin/ Kush janë dy pronarët e hotelit
Foto ilustruese

Shpërthimi me eksploziv i një hoteli në Sarandë ka tronditur qytetarët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se ky hotel ishte në pronësi të dy personave, S. Ç. dhe E. Dh.

Sipas asaj që raportohet në media, ortakët e hotel "Bizantit" ishin në gjyq për pronësinë.

Sipas të dhënave, dy pronarët ishin në proces gjyqësor që prej vitit 2002. Ende nuk ka asnjë detaj se kush e ka vendosur eksplozivin në hotelin dykatësh.

Banorët janë shprehur për mediat se ishte një shpërthim i fuqishëm dhe se ndihen të tmerruar nga ngjarja.

Gjithashtu ky shpërthim ka dëmtuar disa biznese dhe banesa përreth. Policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe autorin/ët./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga