web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lëvizte në kundërshtim me sinjalin e semaforit/ Gjobë 30 mijë lekë për drejtuesin e automjetit

9 Qershor 2025, 15:06, Kronika CNA

Lëvizte në kundërshtim me sinjalin e semaforit/ Gjobë 30

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, ku shfaqet një automjet, i cili vazhdon lëvizjen ndonëse sinjali i semaforit ia ndalon këtë lëvizje, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, Policia e Shtetiti informon se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e automjetit, shtetasin, F. J., dhe kanë vendosur ndaj tij masën administrative 30 000 lekë të rinj, bazuar në pikën 3 të nenit 144 dhe në pikën 5 të nenit 198 të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Digjital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit./CNA

Lëvizte në kundërshtim me sinjalin e semaforit/ Gjobë 30





Lajmet e fundit nga