“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...

Një 15-vjeçar nga fshati Poloskë i Devollit ka denoncuar një 45-vjeçar për ngacmim seksual, një ngjarje që ka tronditur të miturin dhe familjen e tij. Mbrëmjen e djeshme, i mituri ka treguar tek nëna e tij çfarë kishte ndodhur, duke thënë se 45-vjeçari ka dashur t’i japë lek dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale por nuk ja ka arritur qëllimit.
Në kushte të rënduara psikologjike, i mituri tregon se 45-vjeçari e ka prekur, por ai është larguar me vrap duke shmangur aktin ekstrem.
“Në dyqan, më tha mua hajde pak me mua. Jo nuk e njihja, pastaj kur vinte herë pas here e njoha. 3 herë jam takuar. Më ka thënë hajde me mua, do të jap lek, do të çoj këtu, do të çoj atje. I thashë jo se unë dal me shokët.
S’kam nevojë. Pastaj shkuam në këmbë nga xhadeja e në ca qershi, më tha ulu pak në bari. U ula pastaj u ngrit e po më prekte dhe do më hiqte tutat po unë se lashë. Pastaj ika unë. Kaq”, rrëfeu 15-vjeçari.
Ndërkohë, nënë e djalit bën thirrje për drejtësi duke kërkuar që krimineli të marrë dënimin e duhur.
"Unë punoj në rrobaqepësi, kam 17 vjet atje. Burri ka 5 vjet që më ka vdekur. Jetoj me tre fëmijët tim të mitur në shtëpi dhe kur kam ardhur ka qenë ora 6:30 e darkës dhe e pashë djalin të trembur. I thashë çfarë ke? Ai ishte i shoqëruar me një shokun e tij. Dhe ai i tha tregoji mamit pse je trembur.
Në lokalin e fshatit Poloskë, atje ka qenë një zotëri nga fshati Kuç dhe ma ka gënjyer djalin. Ka trokitur në xhamin e dritares së lokalit dhe i ka thënë me dorë, dil një çikë jashtë. Djali tha pse të dal dhe luante bilardo me shokët e tij. Doli dhe i tha pse më do? Burri i tha hajde se do të jap lek. Nuk më duhen lek i tha djali se punon mami e më jep lek.
E ka marrë djalin, ma ka mashtruar, ma ka gënjyer dhe kanë ikur më këmbë të dy. Ma ka shpënë në ca qershi të fshatit Poloskë, poshtë varrezave dhe atje me fëmijën tim vetëm 15 vjeç, i mitur, mundohej të bënte marrëdhënie seksuale me djalin tim. Djali im kishte një palë pantallona të lidhura me lidhëse poshtë dhe smundi tja hiqte dot dhe ja ka kapur me duar.
Djali kishte në xhepin e xhupit një pineskë që ngulet, ja ka shpuar duart personit dhe u largua me vrap. Ai e ka ndjekur 10 metro dhe fëmija ikte i trembur dhe shikonte mos vinte ta kapte prapë. Kur erdhi në shtëpi ishte i trembur. Sot e kisha në spital në Korçë, për analiza dhe e kam të trembur jashtë mase nga ai person.
I lutem shtetit që të marrë masa rreptësisht për atë person dhe të tjerë që merren me fëmijë të mitur në këto mënyra, që i gënjejnë se do ti japin lek e që duan marrëdhënie seksuale. I lutem shtetit e policisë që për atë person të marrë masa se dua vetëm drejtësi për djalin tim.
Këto ishin tre rastet e para që ai e gënjente që do ti jepte lek dhe unë spo ja vija veshin se isha e lodhur nga puna. Ai do ta tensiononte gjëndjen akoma më tepër me fëmijën tim 15 vjeç, dhe nëse do kishte kryer marrëdhënie seksuale tamam, djali im mund të kishte ngelur në vend se është fëmijë. Dua vetëm drejtësi se burri më ka vdekur dhe fëmijën tim sdua të përdorë ai kriminel. Asgjë më tepër”, tha nëna e djalit 15-vjeçar.
Policia e Devollit e arrestoi 45 vjeçarin nga fshati Kuç, me akuzën e "ngacmimit seksual" ndërsa, familjarët e këtij të fundit kanë mohuar akuzat. /CNA
Dy muaj më parë, një 31-vjeçar nga Pogradeci ka tentuar të...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Reçit në Shkodë...
Ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Lugina e Blinit”, në...
Gjykata ka lënë në burg shtetasin E. L. si autorin e dyshu...
Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin dh...
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja në Orikum. Mëso...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Thuma...
Të shtëna me armë zjarri ka patur mbrëmjen e kësaj të ...
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me thikë në Yzbe...
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë, në vendin ...
Një zjarr ka rënë në katin e katërt të një pallati në ...
Një trup i pajetë është gjetur në ujërat e liqenit të Koma...
Policia e Tiranës ka arrestuar njërin prej autorëve të ngj...
Policia e Tiranës ka mbyllur me sukses operacionin e kodua...
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Ndalesa”, i Kom...
Një 34-vjeçar me inicialet K. U., përfundoi në pranga nga ...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin ...
Zjarri që përfshiu garazhin te një kompleks pallatesh ...
Përfshihet nga zjarri garazhi i një kompleksi pallatesh te...
Autoritete italiane arrestuan një 25-vjeçar shqiptar në It...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...