web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goditja ndaj prostitucionit/ Zbulohet foleja në Shkëmbin e Kavajës, në pranga dy kolumbiane

13 Dhjetor 2025, 10:26, Kronika CNA

Goditja ndaj prostitucionit/ Zbulohet foleja në Shkëmbin e

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga strukturat e DVP Durrës, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, u finalizua faza e 11-të e operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë disajavore, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Në kuadër të kësaj faze të operacionit “Storm”, të zhvilluar në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Durrës, u arrestuan për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset L. S., 26 vjeçe dhe M. P., 26 vjeçe, të dyja banuese në Kolumbi.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M., 22 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në lekë dhe në valutë, 3 aparate celularë, një bllok shënimesh dhe disa karta sim.

Nga veprimet hetimore të kryera për nevoja të këtij procedimi rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe e kishin përshtatur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit./ CNA





Lajmet e fundit nga