Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin/ Makina bëhet copë, përfundon te Trauma shoferi
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. ...

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 75”, duke arrestuar dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore në një terren të vështirë pranë lumit në Fushë-Kuqe.
Të ndaluarit janë A. Xh., 42 vjeç, nga Fushë-Kruja, dhe E. M., 47 vjeç, nga Mamurrasi, të cilët ishin të shpallur në kërkim nga GJKKO dhe ndaj tyre ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal” dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Gjatë kontrollit u sekuestruan: dy armë pistoletë, dy armë gjahu, municion luftarak, dy radio si ato të policisë dhe një jelek antiplumb.
Operacioni u zhvillua me shkallë të lartë rrezikshmërie, ndërsa punimet për dokumentimin e plotë dhe gjetjen e provave të tjera vijojnë.
Ky aksion vjen si pjesë e një sërë operacionesh të forcave të posaçme për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe goditjen e grupeve kriminale.
Reagimi i Policisë së Shtetit
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.
Kapen në një terren të vështirë dhe vihen në pranga dy të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Dy të kërkuarit u kapën të armatosur me armë zjarri pistoleta dhe armë gjahu.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin së shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.
Gjatë operacionit me shkallë të lartë rrezikshmërie, në një terren të vështirë në zonën e Fushë-Kuqes pranë lumit, në një banesë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e dy shtetasve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:
A. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe
E. M., 47 vjeç, banues në Mamurras, të shpallur në kërkim, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale:
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”;
“Grup i strukturuar kriminal”;
“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Gjatë kontrollit, forcat e posaçme operacionale gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip pistoletë brenda në çanta marsup, si dhe 2 armë gjahu, bashkë me municion luftarak, pa leje.
Po gjatë kontrollit u gjetën edhe 2 radio ndërlidhëse si ato të policisë dhe një jelek antiplumb.
Vazhdon puna për dokumentimin dhe gjetjen e provave të tjera./ CNA
Një aksion i organizuar nga strukturat e Policisë së Korçë...
Një zjarr ka rënë sot në një banesë në katin e pestë pranë...
Me urdhër të SPAK-ut është kryer një aksion në Fushë-Kuqe....
Sipas informacioneve, mësohet se një 79 vjeçar nga Bilisht...
Policia e Shtetit në bashkëpunim me homologët grekë kanë z...
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 3 persona dhe ka ...
Është vënë në pranga shtetasi D. V.., 22 vjeç, administrat...
Një 29-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë...
Një kamion është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të ...
Një megaoperacion në Gjermani, i mbështeur nga Europol, ka...
Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë U...
Një aksident është shënuar këtë mëngjes në aksin Fier-Leva...
Një punonjës i Policisë së Shtetit është pezulluar për...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin “...
SPAK ka zbuluar detaje nga operacioni për goditjen e trafi...
Një aksident është regjistruar sot në aksin Elbasan-Peqin....
Një 39-vjeçar u vu në pranga, pasi dogji qëllimisht automj...
Një zjarr ka rënë këtë të mërkurë në një banesë në lag...
Shërbimet e Policisë Kufitare në aeroportin e Rinasit kanë...
Personi i shoqëruar mbrëmjen e së martës nga policia në li...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...