web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goditet një tjetër rast kontrabande me ilaçe

29 Tetor 2024, 10:48, Kronika CNA

Goditet një tjetër rast kontrabande me ilaçe

Një tjetër rast kontrabande me ilaçet është goditur në Korçë. Mësohet se është vënë në pranga shtetasi B.M., ndërsa janë vënë në hetim bashkëshortja dhe babai saj.

39-vjeçari kishte kontrabanduar nga Greqia 1637 kuti me ilaçe për t’i shitur në farmacinë që administronte si biznes familjar ku si farmaciste punonte bashkëshortja e 39-vjeçarit.

Babait të farmacistes iu gjetën në banesë kutitë me ilaçe dhe 83 steka me paketa me cigare, gjithashtu pa pullë fiskale.

Policia ka sekuestruar mallrat.

Kujtojmë se më herët CNA e ka trajtuar si çështje kontrabandën e mallrave dhe dëmet që shkaktojnë te qytetarët duke shitur produkte që nuk janë të sigurta.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, se në një farmaci në Bilisht, shiteshin medikamente të kontrabanduara nga Greqia, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare finalizoi operacionin policor të koduar "Relations", në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 39 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë bashkëshortja dhe vjehërri i tij, shtetasit R. Z., 36 vjeçe dhe N. Z., 64 vjeç, të tre banues në Bilisht.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi B. M. kontrabandonte ilaçe nga Greqia, për t’i shitur në biznesin e familjes, farmacinë ku punonte bashkëshortja e tij. Nga kontrollet në banesën e shtetasit N. Z., përveç 1637 kutive me ilaçe, pa pullë fiskale, u gjetën dhe 83 steka me paketa me cigare, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara, sepse dhe ato nuk ishin të pajisura me pullë fiskale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ CNA

 





Lajmet e fundit nga