web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Interpol Abu Dhabi konfirmon arrestimin e Durim Bamit

28 Tetor 2024, 14:59, Kronika CNA
Interpol Abu Dhabi konfirmon arrestimin e Durim Bamit
Durim Bami

Interpol Abu Dhabi ka konfirmuar arrestimin e Durim Bamit, një nga personazhet e botës së krimit në Shqipëri.

Arrestimi i Durim Bamit, i njohur si “i forti i Niklës”, u raportua ditën e djeshme nga mediat shqiptare.

Durim Bami u shpall në kërkim gjatë megaoperacionit të SPAK-ut. Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash.

45-vjeçari akuzohet për disa vepra të rënda penale, si sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, grup i strukturuar kriminal, kultivim i bimëve narkotike dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal.

Sipas dosjes së SPAK, Durim Bami akuzohet se ka siguruar kushtet për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xheçukën dhe Erigers Mihasin, si dhe rezultonte i përfshirë në kultivimin e kanabisit në Tapizë të Niklës.

Nga ana tjetër, po sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, Durim dhe Valter Bami ishin në ndjekje nga 16 persona të tjerë të cilët kërkonin për t’i vrarë./ CNA 





Lajmet e fundit nga