web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjendet i pajetë 67 vjeçari në Fier/ Dyshimet e para

11 Qershor 2022, 08:01, Kronika CNA
Gjendet i pajetë 67 vjeçari në Fier/ Dyshimet e para
Foto ilustruese

Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier. Shtetasi me inicialet P. Gj, 67 vjeç banues në Daullas është gjetur i pajetë në afërsi të serave në fshatin Mbrostar Ura, Fier.

Sipas policisë 67 vjeçari, ka qenë i punësuar roje te serat. Dyshimet e para janë që viktima të jetë  vrarë me thikë.

"Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje", njofton policia./ CNA.al





Lajmet e fundit nga