LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Favorizuan kultivimin e drogës/ Kush janë shefi i komisariatit dhe 3 efektivët që u arrestuan në Velipojë

17 Qershor 2022, 16:26, Kronika CNA
Favorizuan kultivimin e drogës/ Kush janë shefi i komisariatit dhe 3
Foto ilustruese

Zbulohen identitetet e katër punonjësve të policisë që ranë në pranga për shpërdorim detyre.

Mediat raportojnë se janë konkretisht janë arrestuar Zamir Sytari, Arben Hoxha, Ergys Lohja dhe Hysni Beqiri.

Nënkomisari Sytari ishte me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë, Nënkomisari Hoxha Specialist për Hetimin e Krimeve dhe dy Inspektorët Lohja e Beqiri, Ndihmës Specialistë të Policimit në Komunitet.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën të ditur se këta punonjës dyshohet se kanë favorizuar kultivimin e sasive të konsiderueshme të bimëve narkotike në zona që kanë pasur mundësi të mbikëqyren e kontrollohen në kuadër edhe të Planit të Veprimit dhe Planit Operacional të DVP-së./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga