E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Policia ka nxjerrë të tjera dejate në lidhje me plagosjen e shtetasit L. K. nga efektivi i policisë, E. G., ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Tish Daija”, në Tiranë.
Blutë bëjnë me dije se efektivi e ka qëlluar disa herë me pistoletë shtetasin L. K., për motive të dobëta, gjatë kohës që ishte jashtë shërbimit.
Ky i fundit po merr mjekim për spitalin e Traumës, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja kalibër 9 mm, 1 predhë me ngjyrë bronxi e deformuar, një këmishë predhe me ngjyrë bronxi, 3 rripa pantallonash të ndotur me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut, etj.
Gjithashtu, janë sekuestruar pamjet filmike në rrugën ku ndodhi plagosja dhe janë marrë në pyetje disa dëshmitarë.
Njoftimi i plotë:
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Agjensinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Drejtoria Rajonale Tiranë, pas kryerjes se veprimeve të thelluara hetimore dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur indentifikim dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit E. G., 46 vjeç, banues në Tiranë, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe o municionit”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.
Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore e procedurale, si këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë, pyetja e dëshmitareve okularë, ka rezultuar se me datë 19.08.2024, rreth orës 14:00, në rrugën “Tish Daija”, përballë me market “Xhangolli”, Tiranë, shtetasi E. G., banues në Tiranë, me detyrë punonjës policisë në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, jashtë shërbimit, për motive të dobëta ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit L. K., banues në Tiranë, me arsim të lartë, i cili si pasojë e të shtënave ka marrë disa plagë në trup (bark dhe gjymtyrët e poshtme).
Menjëherë pas ngjarjes i dëmtuari L. K., është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar E. G. është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i’u shmangur ndjekjes policore.
Gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 (gjashtë) gëzhoja kalibër 9 mm, 1 (një) predhë me ngjyrë bronxi e deformuar, një këmishë predhe me ngjyrë bronxi, 3 rripa pantallonash të ndotur me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut, etj.
Lidhur më këtë ngjarje, janë sekuestruar dhe këqyrur pamjet filmike, të administruar nga disa subjekte private në vendin e ngjarjes, janë shoqëruar dhe pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat të hetimit, disa shtetas, dëshmitar okularë, dhe familjarë të autorit të dyshuar, të cilët kanë dhënë shpjegime mbi konfliktin mes të dëmtuarit dhe të dyshuarit, janë këqyrur të dhënat/komunikimet elektronike etj.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për dokumentimin e plotë ligjor, me prova, të kësaj ngjarje kriminale, lokalizimin dhe kapjen e autorit E. G., i cili është shpallur në kërkim.
Shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të mbështetur nga Forcat Speciale RENEA, Forcat e Sigurisë Kombëtare janë angazhuar në një operacion të gjërë kërkimi, lokalizimi dhe kapjen e personit të kërkuar, kryesisht në periferi të Tiranës, ku dyshohet se autori është larguar pas ngjarjes.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për cilindo që jep informacion të saktë për vendodhjen e personit të kërkuar E. G., vë në dispozicion si shpërblim shumën prej 10.000 euro, si dhe numrin kontaktit celular 0694111546, duke siguruar anonimatin e plotë./ CNA
Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 03:00...
Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në zonën e Laprakës k...
Policia ka dalë me njoftimin zyrtar në lidhje me të sh...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Velipojë, dys...
Autoritetet kanë arrestuar në Dubai Elson Reçin dhe pritet...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Shtetasi ame...
Është zbardhur lista me 33 personat e grupit kriminal që d...
Drejtori i policisë vendore Tiranë, Tonin Vocaj, ka dh...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të një market...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasdite...
Policia ka ekstraduar nga Shqipëria në Itali 48-vjeçar...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësa...
Policia ka zbuluar detaje nga të shtënat me armë pranë...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditë...
Policia ka sekuestruar dy automjete të motrave Antonel...
Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të hën...
30 minuta reshje shiu e breshër mjaftuan që të dëmtojnë pr...
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë sekuestruar 41 mijë eur...
Një 53-vjeçar ka kallëzuar në polici se kishte konflikt me...
Një magazinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kës...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...