web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Braktisi foshnjën në Yzberisht/ Ndalohet nëna

8 Nëntor 2023, 20:37, Kronika CNA
Braktisi foshnjën në Yzberisht/ Ndalohet nëna
Foto ilustruese

Policia ka ndaluar nënën që braktisi foshnjën e saj në një garazh në Yzberisht.

30-vjeçaren autore e dyshuar e kësaj ngjarje pas identifikimit dhe shoqërimit, shërbimet e Policisë e kanë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Foshnja e sapolindur u gjet paraditen e kësaj të mërkure  nga një banor i pallatit. Ai fillimisht konstatoi të qarat e foshnjes e më pas lajmëroi uniformat blu.

Blutë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë dhe e transportuan foshnjën në spital me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor./ CNA





Lajmet e fundit nga