web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jo vetëm në Tiranë/ Përmbytje në Vlorë, Durrës dhe Rrëshen

8 Nëntor 2023, 09:56, Kronika CNA

Jo vetëm në Tiranë/ Përmbytje në Vlorë,

Vendi është përfshirë ditën e sotme nga reshje shiu dhe rrebeshe në disa qytete.

CNA raportoi mëngjesin e kësaj të mërkure se janë regjistruar përmbytje në disa zona dhe është paralizuar qarkullimi i mjeteve.

Përmbytje nga shiu nuk ka pasur vetëm në kryeqytet, por edhe në qytetet bregdetare të Vlorës e Durrësit dhe në Rrëshen.

Në Vlorë janë përmbytur disa rrugë të qytetit. Në Durrës uji ka pushtuar rrugët pranë stadiumit të futbollit "Niko Dovana" dhe rrugën "Egnatia" që të çon në Currila. 

Në Rrëshen raportohet se është fryrë përroi i Zmejës dhe rrezikohet përmbytja e disa banesave, ndërkohë që rrugët janë të mbushura me ujë.

Situata meteorologjike ka vështirësuar edhe qarkullimin e mjeteve./ CNA





Lajmet e fundit nga