E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...

Policia Kufitare në Durrës ka gjetur në një automjet të ardhur nga Kosova, tre armë zjarri dhe fishekë luftarakë.
Mjeti tip “Land Rover” në të cilin u gjetën armët kishte si destinacion pëërfundimtar shtetin e Kongos, ndërsa në territorin e Shqipërisë kishte hyrë nga dogana e Morinës në dhjetor të vitit 2022.
Që prej dhjetorit të vitit 2022 automjeti ndodhej në kontejner në Poritn e Durrësit, deri sa Dogana e Durrësit vendosi të hapte dhe kontrollonte kontejnerin.
Në lidhje me ngjarjen është shpallur në kërkim 24-vjeçari Y. I.
Njoftimi i policisë
Policia Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe DVP Durrës, gjetën të fshehura në një automjet tre armë zjarri dhe 1580 fishekë luftarakë.
Shpallet në kërkim poseduesi i tyre dhe vijon puna për kapjen e tij
Automjeti Land Rover tranzit doganor nga Kosova për në Shqipëri me destinacion përfundimtar Republikën Demokratike të Kongos, i cili ka hyrë në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Morinë më datë 20.12.2022.
Kontenieri ku ndodhej automjeti, ishte i mbyllur në sheshin e kontenierëve në portin e Durrësit që prej dhjetorit të vitit 2022 pasi dërguesi nuk ishte paraqitur për të kryer veprimet doganore dhe më datë 04.06.2025, Autoriteti i Degës së Doganës Durrës vendosi kryerjen e procedurës së hapjes dhe kontrollit te këtij kontenieri.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin Land Rover shërbimet e Policisë konstatuan në brendësi të automjetit në një hapësirë të përshtatur 2 armë zjarri automatike, 1 armë zjarri pistoletë, 1580 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm dhe 12 krehra fishekësh për armë automatike dhe pistolete.
Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe asaj Kufitare të Portit Durrës për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të posedimit të armëve dhe të përfshirë në trafikimin e armëve dhe municioneve nga Kosova me destinacion Republikën Demokratike të Kongos.
Konkretisht u shpall në kërkim shtetasi kosovar Y. I, 24 vjeç dhe vijon puna në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Armët e zjarrit do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për t’ju nënshtruar ekzaminimeve teknike, balistike dhe daktiloskopike për të parë nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës po vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim dhe me autoritet kosovare për dokumentimin e plote ligjor të këtij rasti me qellim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./ CNA
Policia ka finalizuar operacionin “Drinks” në kuadër të të...
Në kuadër të operacionit “Koordinata” në fshatin Çërrilë n...
Aksident në aksin nacional Korçë - Maliq, në afërsi të fsh...
Raportohet për një konflikt në Ksamil. Sipas informacione...
Pas tri ditësh i raportuar i zhdukur është gjetur ditën e ...
Policia ka gjetur armën me të cilën u plagos paraditen e s...
Autori i plagosjes së çiftit S.D dhe N.D, shtetasi SH.O ës...
Policia ka kapur në kufi shtetasin Vuksa Gjoni, një person...
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja në Rrogozhinë. M...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Rrogozhinë di...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN TV ku ka folur pëër...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në MCN Tv ka folur rreth d...
Raportohet se një aksident ka ndodhur në Burrel. Sipas in...
Shiste doza kokaine dhe kanabisi, në Vaun e Dejës, kapet n...
Si rezultat i hetimeve të ndjekura nga Seksioni për Hetimi...
Policia ka arrestuar 3 persona dhe ka vënë nën hetim dy të...
Erjon Alibej ka dëshmuar sot në gjykatë në kuadët të dosje...
Zbardhen dëshmitë e Erjon Alibejt në seancën gjyqësore në ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar vetëm pak minuta më ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...