web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në Rrugën e Arbrit, krijohen radhë kilometrike makinash

4 Maj 2024, 09:16, Kronika CNA
Aksident në Rrugën e Arbrit, krijohen radhë kilometrike makinash
Foto ilustruese

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në aksin nacional Tiranë-Dibër, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.

Aksidenti është regjistruar rreth 30 minuta më parë në By pass-in e mesëm të Qafë-Murrizit. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Raportohet se vargu i makinave ka një gjatësi prej rreth 2 km në të dyja anët e rrugës, duke bërë që dhjetëra shoferë të presin.

Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për sqarimin e rrethanave./CNA 

 





Lajmet e fundit nga