web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në aksin Korçë - Pogradec/ Humb jetën një person

4 Tetor 2024, 19:35, Kronika CNA
Aksident në aksin Korçë - Pogradec/ Humb jetën një
Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Korçë - Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë.

Dyshohet se një mjet ka përplasur një këmbësor dhe është larguar nga vendngjarja.

Sipas raportimeve paraprake mësohet se këmbësori ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe verifikimin e saj.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.

Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij./ CNA





Lajmet e fundit nga