web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Makina del nga rruga/ Plagosen dy persona

3 Tetor 2024, 15:20, Kronika CNA

Makina del nga rruga/ Plagosen dy persona

Një aksident është regjistruar rreth orës 13:15, në aksin "Korçë-Pogradec".

48 vjeçari me iniciale A. Gj., duke drejtuar automjetin tip "BMW", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi A. Gj. dhe pasagjerja J. Gj., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Pogradecit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ CNA





Lajmet e fundit nga