web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagosja në Tiranë/ Policia del me njoftim zyrtar, si degjeneroi sherri mes komshinjve

23 Gusht 2022, 22:47, Kronika CNA
Plagosja në Tiranë/ Policia del me njoftim zyrtar, si degjeneroi
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar për të shtënat me armë në Tiranë, ku mbeti i plagosur një person.

Blutë bëjnë me dije se konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit.

49-vjeçari A. Ostreni ka qëlluar me armë komshiun e tij 23-vjeçar me iniciale R. Mejdani.

I riu është dërguar menjëherë në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja.

“Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.

Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga