Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Iranit do të takohen në Zvicër më 17 shkurt për rundin e dytë të bisedimeve lidhur me arritjen e një marrëveshjeje për ta kufizuar programin bërthamor të Teheranit dhe për ta shmangur luftën.
Palët zhvilluan bisedime indirekte në fillim të këtij muaji në Oman, për herë të parë qëkurse u bombarduan objektet e rëndësishme bërthamore të Iranit nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara gjatë një konflikti të shkurtër në qershorin e vitit të kaluar.
Bisedimet e së martës do të zhvillohen në një kohë të grumbullimit të madh të forcave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.
Tensionet janë rritur pas protestave masive mbarëkombëtare në Iran muajin e kaluar, gjatë të cilave autoritetet kryen shtypje brutale që, sipas grupeve për të drejtat e njeriut, la mijëra të vrarë.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, do të zhvillojë bisedime në Gjenevë me të dërguarin special të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ndërsa përfaqësuesit e Omanit do të veprojnë si ndërmjetës.
“Jam në Gjenevë me ide konkrete për të arritur një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë. Ajo që nuk është në tryezë: nënshtrimi përballë kërcënimeve”, shkroi Araqchi në platformën X më 16 shkurt, teksa mbërriti për bisedime me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Rafael Grossi.
Teherani ka thënë se është i gatshëm të pranojë kufizime ndaj programit të tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve të rënda ekonomike amerikane, por nuk do të heqë dorë nga e drejta për pasurimin e uraniumit.
Uashingtoni ka kërkuar zgjerimin e fushës së bisedimeve për të përfshirë kufizime ndaj programit iranian të raketave balistike dhe ndërprerjen e mbështetjes së Teheranit për grupet e armatosura në Lindjen e Mesme. Por, Irani i cilëson këto çështje si të papranueshme për diskutim.
Shtetet e Bashkuara dhe Irani do të duhet t’i tejkalojnë mosbesimin dhe armiqësinë e thellë për ta arritur një marrëveshje.
Një tjetër pengesë është rritja e kostove politike të një marrëveshjeje për të dyja palët.
“Sot, çdo lëshim pozitiv ndaj Republikës Islamike do të nënkuptonte në thelb shpërblimin e një regjimi që në javët e fundit ka vrarë disa mijëra iranianë”, tha për Radion Farda Ali Vaez, drejtor i Projektit për Iranin në organizatën me seli në Bruksel International Crisis Group.
Për Iranin, “arritja e një marrëveshjeje me një president që, jo vetëm ka kryer sulme ushtarake kundër objekteve bërthamore të Iranit, por ka kërcënuar edhe me ndërhyrje ushtarake në punët e brendshme të vendit, është e vështirë”, tha ai.
Ekspertët thonë se negocimi i një marrëveshjeje të re gjithëpërfshirëse bërthamore do të jetë jashtëzakonisht i vështirë.
Për ta shmangur luftën, sipas Vaez, “e vetmja rrugë e zbatueshme afatshkurtër është një mirëkuptim kryesisht simbolik që fiton kohë dhe potencialisht krijon kushte më të mira për negociata më të detajuara dhe teknike në të ardhmen”.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, duke folur në Sllovaki më 15 shkurt, tha se Trump “e ka bërë të qartë se preferon diplomacinë dhe arritjen e rezultateve përmes negociatave”.
“Po merremi me njerëz që marrin vendime politike dhe gjeopolitike mbi bazën e teologjisë së pastër, dhe kjo është një çështje e ndërlikuar”, shtoi Rubio.
Negociatat në Gjenevë vijnë pas kërcënimeve të përsëritura nga Trump për veprime ushtarake kundër Teheranit, fillimisht për shtypjen brutale të protestave dhe më pas për programin bërthamor të vendit.
Vendet perëndimore prej kohësh dyshojnë se Irani synon të zhvillojë armë bërthamore, ndërsa Teherani këmbëngul se programi i tij ka vetëm qëllime civile.
Fuqitë botërore arritën një marrëveshje historike bërthamore me Teheranin në vitin 2015 për të parandaluar një prodhimin e ndonjë bombe iraniane. Sanksionet ekonomike perëndimore u lehtësuan në atë kohë, por Irani filloi të tërhiqej nga angazhimet pasi Donald Trump, gjatë mandatit të tij të parë si president i SHBA-së, u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018 dhe rivendosi sanksionet.
Më 13 shkurt, presidenti amerikan tha se ndryshimi i regjimit në Iran do të ishte “gjëja më e mirë që mund të ndodhte”.
Ai gjithashtu konfirmoi se një aeroplanmbajtëse tjetër, USS Gerald R. Ford, do t’i bashkohej së shpejti një armate “masive” amerikane në Detin Arabik./REL
Monumenti i njohur NEWBORN, i vendosur në qëndër të Prisht...
Aktori kalifornian Robert Duvall u nda nga jeta në moshën ...
Mbreti i i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III i ka dërgua...
Një raport i organizatës britanike “Action on Armed Violen...
Një tren pasagjerësh në jug të Zvicrës ka dalë nga shinat ...
Në një intervistë me Polsat News, presidenti polak Karol N...
Kremlini ka refuzuar kategorikisht pretendimet e pesë vend...
Me 66 vota për, 32 kundër dhe pesë abstenime, Kuvendi i Ko...
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i ka quajt...
Hamasi do të ketë 60 ditë për t'u çarmatosur plotësisht, p...
Në seancën e Kuvendit të Kosovës për miratimin e buxhetit ...
Avokati i Jakup Krasniqit, Aiden Ellis, ka nisur me mbrojt...
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka uruar Kosovën për ...
Ditën e sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me sel...
Largohuni ose integrohuni në sistemin arsimor të Kosovës, ...
Kapri ka vetëm 13,000 banorë, por në verë vërshojnë në ish...
Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (...
Marco Rubio, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, pritej me padu...
Një shpërthim në një dyqan fishekzjarrësh në Kinën lindore...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...