"Nëse nuk çarmatoseni për 60 ditë, do t’i kthehemi luftës intensive"/ Izraeli paralajmëron Hamasin
Hamasi do të ketë 60 ditë për t'u çarmatosur plotësisht, p...

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i ka quajtur si “të pavërteta dhe të papërgjegjshme” deklaratat e kreut të ushtrisë serbe se shndërrimi në ushtri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) mund të përbëjë kërcënim për komunitetin serb në vend.
Kreu i ushtrisë serbe, gjenerali Millan Mojsilloviq, kishte thënë për gazetën "Politika" se fuqizimi dhe modernizimi i FSK-së kishte “karakter kërcënues” për serbët e Kosovës dhe se “nuk i kontribuon paqes”.
Në një reagim në "Facebook" të hënën, Maqedonci i hodhi poshtë pretendimet e tij, duke thënë se FSK-ja është forcë profesionale, e ndërtuar sipas standardeve më të larta demokratike.
Viteve të fundit, Kosova ka marrë ose blerë pajisje të ndryshme ushtarake kryesisht nga SHBA-ja, si dronët RQ-20 Puma, raketat Javelin dhe automjetet Humvee, në përpjekje për t’u ndërruar në ushtri.
“Fuqizimi dhe modernizimi i Ushtrisë së Kosovës nuk ka karakter kërcënues ndaj askujt. Ai përbën një të drejtë legjitime të çdo shteti sovran dhe një domosdoshmëri për garantimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjatë në vend dhe në rajon”, tha Maqedonci.
Maqedonci nguli këmbë se mandati i saj “është dhe mbetet mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe garantimi i sigurisë për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim”.
Ai shtoi se deklaratat e tilla “synojnë frikësimin e komuniteteve ose justifikimin e politikave destabilizuese nuk kontribuojnë në paqe dhe stabilitet”.
Serbët përbëjnë rreth 3.31 % të popullsisë në Kosovë, sipas regjistrimit zyrtar të vitit 2024.
FSK-ja, edhe sot, duhet të marrë leje nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, për të operuar në pjesën veriore të vendit, ku popullata shumicë është serbe.
Ky kufizim u vendos nga ish-presidenti Hashim Thaçi në vitin 2013, përmes një letre të dërguar shefit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe mbetet në fuqi.
Ndërkohë, shndërrimi i FSK-së në ushtri paritet të përfundojë në vitin 2028, sipas planit, thanë për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Tash për tash po zhvillohen kapacitetet ajrore, po forcohen regjimentet luftarake dhe po punohet për të plotësuar komponentin e rezervës me 3.000 pjesëtarë, pasi objektivi për 5.000 trupa të rregullta është arritur tashmë.
Gjithashtu, FSK-ja po përgatitet të bashkohet me Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, e cila është pjesë e planit për paqe në këtë rajon, të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump./REL
Hamasi do të ketë 60 ditë për t'u çarmatosur plotësisht, p...
Në seancën e Kuvendit të Kosovës për miratimin e buxhetit ...
Avokati i Jakup Krasniqit, Aiden Ellis, ka nisur me mbrojt...
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka uruar Kosovën për ...
Ditën e sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me sel...
Largohuni ose integrohuni në sistemin arsimor të Kosovës, ...
Kapri ka vetëm 13,000 banorë, por në verë vërshojnë në ish...
Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (...
Marco Rubio, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, pritej me padu...
Një shpërthim në një dyqan fishekzjarrësh në Kinën lindore...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se...
Shtetet e Bashkuara njoftuan se ushtarët amerikanë kanë nd...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ka a...
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se anëtarët e “B...
Në Rio de Janeiro të Brazilit janë rikthyer edhe këtë vit ...
Presidenti i SHBA‑së, Donald Trump, i ka thënë kryeministr...
Pesë vende europiane, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjerma...
Mjë termet me magnitudë 6.0 goditi sot zonën detare përret...
Kuba ka njoftuar se nuk do të zhvillojë këtë vit panairin ...
Ish-ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko u...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...