Zelensky bën thirrje për takim trepalësh me Trump dhe Putin
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje p...

Rusia i ka grumbulluar më shumë se 50.000 trupa - përfshirë disa nga forcat e saj të stërvitura më së miri - pranë rajonit verilindor të Sumit në Ukrainë, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Megjithatë, Zelensky theksoi se Kievi ka ndërmarrë masa për ta parandaluar ushtrinë ruse të kryejë një ofensivë të madhe me këta trupa.
Grumbullimi i trupave ndodh në një kohë kur Rusia duket se po përgatitet për një ofensivë verore në Ukrainë, pavarësisht se Kievi pret nga ajo ta paraqesë një memorandum me kushtet e saj për t’i vazhduar bisedimet për armëpushim.
Sumi shtrihet përgjatë rajonit rus të Kurskut, ku Ukraina më parë kishte pushtuar dhe mbajtur një pjesë të territorit rus për disa muaj, para se të tërhiqej pothuajse tërësisht muajin e kaluar, edhe pse Kievi thotë se ende mban disa zona të vogla atje.
"Forcat e tyre më të mëdha, më të forta ndodhen tani në frontin e Kurskut", tha Zelensky për gazetarë.
"Qëllimi i tyre është t’i largojnë trupat tona nga rajoni i Kurskut dhe të përgatiten për ofensivë ndaj rajonit të Sumit", shtoi ai.
Putin-i ka thënë se dëshiron ta krijojë një "zonë të sigurisë" përgjatë kufirit të Rusisë me Ukrainën.
Zelensky tha se beson që Rusia synon t’i marrë rreth 10 kilometra territor thellë brenda Ukrainës.
Rusia ka kapur së paku katër fshatra kufitare në rajon kohët e fundit dhe ka përparuar ngadalë gjatë javëve të fundit në disa pjesë të vijës së frontit në Ukrainën lindore pranë qytetit Kostiantinivka.
Megjithatë, presidenti ukrainas tha se rusët janë zmbrapsur nga ajo zonë me rreth 4 kilometra gjatë dy ditëve të fundit.
Zelensky tha në një konferencë për shtyp se qeveria e tij është e gatshme për bisedime të mëtejshme për paqe në çdo format. Ai tha se raundi i ardhshëm pritet të zhvillohet në nivel teknik, por ai vetë është i gatshëm për një takim trepalësh me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe presidentin rus, Vladimir Putin.
Ai shtoi se nuk dëshiron që Shtetet e Bashkuara të largohen nga procesi i paqes për Ukrainën, siç kanë kërcënuar të bëjnë nëse nuk arrihet përparim.
Ukraina dhe Rusia këmbyen nga 1.000 të burgosur secila pas një takimi të delegacioneve të dy vendeve në Stamboll gati dy javë më parë, i cili nuk solli armëpushim, që kërkohej nga Ukraina, SHBA-ja dhe Europa.
Zelensky tha se i sheh Turqinë, Vatikanin dhe Zvicrën si vendet më të mundshme për negociata të mëtejshme me Rusinë.
Ai theksoi se Rusia ka sugjeruar që bisedimet të zhvillohen në Bjellorusi – një propozim që Kievi e konsideron të pasinqertë dhe të pamundur, pasi trupat ruse përdorën këtë vend si trampolinë për pushtimin e Ukrainës në vitin 2022./ REL
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje p...
Kanë filluar përgatitjet për atë që mund të jetë samiti më...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kri...
Për kancelarin Merz është e qartë: Gjermania dhe vendet e ...
Një grup – i mbështetur nga Uashingtoni – që është aprovua...
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka ur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Bashkimi Evropian thotë se Kina, përfshirë edhe Hong Kongu...
Parlamenti në Francë ka miratuar një projektligj për vdekj...
Autoritetet lokale në Leposaviç, me ndihmën e Policisë së ...
Policia franceze ka arrestuar rreth 20 persona të dyshuar ...
Shifrat e fundit të Eurostat tregojnë se europianët janë m...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të mbërrijë ...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nderoi ushtarët amerik...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të ...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Kosova vazhdon të mbetet nën masat ndëshkuese që Bashkimi ...
Festimet e fitores së Premier League për Liverpool-in gati...
Ish-deputeti i Kosovës, Gramos Agusholli, është ndaluar ng...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...