Policia franceze arreston 20 të dyshuar për rrëmbime pronarësh të kriptomonedhave
Policia franceze ka arrestuar rreth 20 persona të dyshuar ...

Autoritetet lokale në Leposaviç, me ndihmën e Policisë së Kosovës, kanë marrë kontrollin mbi sallën sportive në këtë qytet, e cila funksiononte sipas sistemit të Serbisë.
Nënkryetarja e komunës së Leposaviçit, Marina Bogojeviq, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se qëllimi i sallës sportive nuk do të ndryshojë dhe se të gjithë do të mund ta përdorin atë për të njëjtat qëllime si më parë.
Kjo është një nga një sërë aksionet e ndërmarra për marrjen nën kontroll të objekteve apo për mbylljen e institucioneve të Serbisë në qytetet e Kosovës, të cilat Prishtina i konsideron si të paligjshme dhe paralele.
Më herët gjatë majit, edhe autoritetet lokale në Mitrovicën e Veriut morën kontrollin mbi sallën sportive të qytetit, pas së cilës u njoftua se salla do të mbetet funksionale dhe se ata që duan ta përdorin duhet t’u drejtohen personave përgjegjës për caktimin e terminëve.
Kosova nisi mbylljen e institucioneve serbe në fillim të vitit 2024. Fillimisht u mbyllën organet e përkohshme komunale, banka Kursimorja e Postës, Posta e Serbisë, Fondi për sigurim pensional dhe shëndetësor, qendrat për punë sociale, ndërmarrjet publike dhe institucione të ngjashme.
Në valën e fundit të mbylljes së institucioneve që funksionojnë në sistemin e Serbisë, përveç sallave sportive, janë përfshirë edhe bibliotekat e qytetit, muzeu i qytetit në Mitrovicën e Veriut, Instituti për kulturë, rini, sport dhe shërbime të specializuara, si dhe Shoqëria Kulturo-Artistike “Kosovski Bozhur”.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, duke reaguar ndaj aksionit për marrjen në kontroll të objektit ku funksiononte salla sportive në Leposaviç, deklaroi se kjo u bë “me mbështetjen e disa serbëve që i shërbejnë interesave të [kryeministrit në detyrë të Kosovës] Albin Kurtit”.
Ndryshe, në krye të katër komunave në veri të Kosovës janë kryetarë shqiptarë, pasi serbët – me iniciativë të Listës Serbe – kishin bojkotuar zgjedhjet lokale. Megjithatë, në pushtetin lokal marrin pjesë edhe disa pjesëtarë të komunitetit serb, kryesisht nga partia e Nenad Rashiqit, ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim.
Lista Serbe tha se marrja e kontrollit mbi sallën sportive në Leposaviq është një “shkelje e rëndë të jetës së përditshme të qytetarëve, veçanërisht të të rinjve, të cilët po mbeten pa hapësira për aktivitete sportive, shoqërim dhe zhvillim të shëndetshëm psikofizik”.
“Dëshirojmë ta bëjmë të qartë se nuk pajtohemi me veprimet e njëanshme dhe të dhunshme të regjimit në Prishtinë, dhe nuk do të pajtohemi me ‘realitetin e ri’ që Kurti po përpiqet të krijojë në komunat serbe përmes forcës dhe armëve”, u tha në reagimin e kësaj partie.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Kjo zyrë theksoi se objekti i sallës sportive është ndërtuar ekskluzivisht me mjete të Qeverisë së Serbisë dhe se atë e kanë përdorur qindra fëmijë për sport shkollor dhe aktivitete jashtëshkollore, rekreative, klube sportive, si dhe Fakulteti i Edukimit Fizik.
“Në këtë objekt janë mbajtur edhe provime dhe pjesë të ligjëratave nga fusha e edukimit fizik, prandaj salla ka pasur një rëndësi shumëfunksionale për këtë komunë”, u tha në njoftim.
Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe tha se po krijohen “kushte të pamundura” për jetën e komunitetit serb në Kosovë, duke pretenduar se kjo po bëhet me qëllim që ata të detyrohen të shpërngulen.
Në mesin e majit, Bashkimi Evropian deklaroi se veprimet e autoriteteve kosovare rrezikojnë të rrisin tensionet në terren dhe ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale si dhe në imazhin ndërkombëtar të Kosovës.
Po ashtu, BE-ja u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, për të cilën palët u pajtuan më 2023 dhe që ta zbatojnë pa vonesa dhe parakushte të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Brukseli.
“Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor në rrugën evropiane për të dyja palët”, tha BE-ja.
Për këtë asociacion, palët kanë rënë dakord gjatë dialogut dhe ai ishte thënë se ka për qëllim, ndër të tjera, të rregullojë funksionimin e institucioneve serbe, të ardhurat dhe financimin nga buxheti i Serbisë./ Rel
Policia franceze ka arrestuar rreth 20 persona të dyshuar ...
Shifrat e fundit të Eurostat tregojnë se europianët janë m...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të mbërrijë ...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nderoi ushtarët amerik...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të ...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Kosova vazhdon të mbetet nën masat ndëshkuese që Bashkimi ...
Festimet e fitores së Premier League për Liverpool-in gati...
Ish-deputeti i Kosovës, Gramos Agusholli, është ndaluar ng...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë lajmin e përf...
Hamasi ka rënë dakord me një propozim të të dërguarit të p...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka reaguar në lidhje ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë sot një e-ma...
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja Ka...
Një video që qarkulloi në rrjet tregonte një moment të paz...
Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi në nisje të kësaj ja...
Administrata të njëpasnjëshme amerikane kanë kërkuar për k...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...