Borrell: Pres një takim të nivelit të lartë politik Kosovë-Serbi brenda disa javësh
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se do të shkojë në Bruksel kur Prishtina ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kjo deklaratë erdhi pasi përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha më 9 shkurt se së shpejti do të ketë një takim të ri mes presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të vazhduar diskutimet për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.
“Duhet të ma tregojnë kuptimin e atij takimi me kryeministrin e Kosovës. Nëse mendoni të më ftoni në Bruksel për të më bindur të them që Asociacioni mund bëhet njëkohësisht me diçka tjetër, apo pas diçkaje tjetër, mos më thirrni”, tha ai më 9 shkurt, në një ngjarje në Serbi.
Beogradi insiston në formimin e Asociacionit, si kusht për zbatimin e propozimit të BE-së.
Kryeministri Kurti tha sot se Asociacioni nuk është as parakusht për propozimin evropian, i njohur edhe si plani franko-gjerman, e as në qendër të tij.
Më 6 shkurt, Kurti deklaroi se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij, por javën e kaluar ai shpalosi gjashtë kushtet për formimin e tij.
SHBA-ja dhe BE-ja kanë rritur presionin ndaj Kosovës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen.
Kurti tha gjithashtu më 9 shkurt se propozimi i Bashkimit Evropian nuk është marrëveshje finale, por është një kornizë apo një marrëveshje bazike, jo përfundimtare.
Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u është dorëzuar dy vendeve në fund të verës së vitit të kaluar, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.
Ky propozim, në të cilin ka pasur qasje REL-i, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.
Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara - për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë - por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane./ REL
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme, ...
Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian mblidhen në...
Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe në Siri ishte tragjik për d...
"Bëhet fjalë për armë që janë të nevojshme për paqen. Luft...
Komisioni i Politikës së Jashtme i Parlamentit Evropian do...
Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe Siri vazhdojnë sot kërkime...
Papa Françesku ka bërë thirrje për ndihmë për viktimat e d...
Mbi 15 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetev...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy shkon të enjten në...
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Koreja e Veriut...
Të dielën, më 12 shkurt 2022, Berlini rivoton për parlamen...
Punonjëset dhe punonjësit e Qendrës së BE-së për Ndihmën C...
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të përm...
Rusia ka sanksionuar dhjetëra politikanë dhe zyrtarë ameri...
Një ekip ndërkombëtar hetuesish tha të mërkurën se gjeti “...
Në të shkuarën katër balona spiune kineze kanë fluturuar m...
Thellohet sërish numri i viktimave nga tërmetet katast...
Bashkimi Evropian ka njoftuar një konferencë donatorësh pë...
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...