Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...

Një ekip ndërkombëtar hetuesish tha të mërkurën se gjeti “tregues të fortë” se presidenti rus Vladimir Putin miratoi furnizimin me armë të rënda kundërajrore për separatistët ukrainas që rrëzuan avionin malajzian MH17 tmë 2014 me një raketë ruse.
Megjithatë, anëtarët e Ekipit të Përbashkët të Hetimit thanë se kishin prova të pamjaftueshme për të ndjekur penalisht presidentin Putini ose ndonjë të dyshuar tjetër dhe ata pezulluan hetimin e tyre 8-vjeçar për rrëzimin që shkaktoi vdekjen e 298 personave në bordin e avionit Boeing 777 që fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur.
Rusia gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje në rrëzimin e fluturimit mbi Ukrainën lindore më 17 korrik 2014 dhe ka refuzuar të bashkëpunojë me hetimin ndërkombëtar.
Prokurorët holandezë thanë se “ka tregues të fortë se presidenti rus vendosi të furnizojë” separatistët ukrainas me një sistem Buk raketash, arma që rrëzoi MH17.
“Megjithëse flasim për tregues të fortë, standardi i lartë që duhet arritur që prova të konsiderohet përfundimtare nuk është arritur”, tha prokurorja holandeze Digna van Boetzelaer, duke shtuar se pa bashkëpunimin rus, “hetimi tani ka arritur kufirin e tij. Të gjitha pistat janë ezauruar”.
Ajo tha gjithashtu se, si kreu i shtetit rus, Vladimir Putin do të kishte imunitet nga ndjekja penale në Holandë. Ekipi publikoi një regjistrim të një telefonate të përgjuar në të cilën ata thanë se zoti Putin mund të dëgjohej duke diskutuar për konfliktin në Ukrainën lindore.
“A jemi të zhgënjyer? Jo, sepse ne mendojmë se kemi shkuar më tej se sa kishim menduar ndonjëherë më 2014. A do të kishim dashur të shkonim më tej? Sigurisht, po”, tha Andy Kraag nga policia holandeze.
Ekipi informoi të afërmit e të vrarëve nga rrëzimi i fluturimit MH17 për gjetjet e tyre përpara se t'i bënte ato publike.
“Kishte zhgënjim sepse... ata donin të dinin pse u rrëzua MH17”, tha zoti Kraag.
“Ne jemi vërtet të qartë se çfarë ka ndodhur, por përgjigja e pyetjes pse u rrëzua MH17 mbetet ende në Rusi”.
Zonja Van Boetzelaer tha se ndërkohë që hetimi është duke u pezulluar, linjat telefonike do të mbeten të hapura për dëshmitarët e mundshëm që mund të vendosin ende të japin prova. Nëse kjo ndodh, hetimi mund të riaktivizohet.
Zyrtarët rusë thonë se vendimi për t'u ofruar rebelëve mbështetje ushtarake gjatë verës së vitit 2014 ishte në duart e presidentit rus, Putin.
Një vendim për furnizim me armë madje u shty për një javë “sepse është vetëm një që merr atë vendim (...), personi që është aktualisht në një takim të nivelit të lartë në Francë” tha grupi hetimor, duke cituar një bisedë telefonike që i referohej zotit Putin.
Prokurorët thanë se në atë kohë zoti Putin merrte pjesë në një përkujtim të Ditës D në Francë.
Njoftimi nga grupi hetimor vjen gati tre muaj pasi një gjykatë holandeze dënoi dy rusë dhe një rebel ukrainas për rolet e tyre në rrëzimin e aeroplanit. Një rus u lirua nga gjykata.
Asnjë nga të dyshuarit nuk u paraqit në gjyq dhe mbetët e paqartë nëse tre të cilët u shpallën fajtorë për vrasje të shumta do ta vuanin ndonjëherë dënimin.
Dënimet dhe konstatimi i gjykatës se raketa Buk tokë-ajër erdhi nga një bazë ushtarake ruse u pa si një tregues i qartë se Moska kishte rol në tragjedi. Rusia gjithmonë e ka mohuar përfshirjen. Ministria e Jashtme ruse akuzoi gjykatën në nëntor për përkulje ndaj presionit të politikanëve, prokurorëve dhe mediave holandeze.
Por dënimet e nëntorit thoshin se Moska në vitin 2014 kishte nën kontroll Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut, zona separatiste e Ukrainës lindore ku u lëshua raketa. Sistemi i raketave Buk erdhi nga Brigada e 53-të e Raketave Kundër-Ajrore e ushtrisë ruse, me seli në qytetin e Kursk.
Ekipi i Përbashkët Hetimor përbëhet nga ekspertë nga Holanda, Australia, Malajzia, Belgjika dhe Ukraina. Shumica e viktimave ishin holandeze. Ekipi kishte vazhduar të hetonte ekuipazhin e sistemit raketor që rrëzoi aeroplanin dhe ata që urdhëruan vendosjen e tij në Ukrainë./ VOA
Në të shkuarën katër balona spiune kineze kanë fluturuar m...
Thellohet sërish numri i viktimave nga tërmetet katast...
Bashkimi Evropian ka njoftuar një konferencë donatorësh pë...
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të m...
Tetë figura të njohura të opozitës iraniane kanë njoftuar ...
Presidenti Joe Biden foli drejtpërdrejt me popullin am...
Një vajzë 7-vjeçare nga Kili, është pacientja më e re në b...
Evropa do të forcojë sanksionet kundër Moskës ndërsa afron...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Tur...
Momente tronditëse po ndodhin në Turqi ku skuadrat e kërki...
Të martën marina amerikanë nisi të nxjerrin nga thellësitë...
Më shumë se 298,000 njerëz në Siri janë detyruar të lënë s...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan vizitoi për herë...
Kancelari gjerman Olaf Scholz shpjegoi në Bundestag rolin ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u tha ligjvënës...
Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 ...
Gazetari Ardit Hoxha nga Stambolli raporton se bëhet fjalë...
Të mbijetuarit e tërmetit të fundit të fuqishëm në qytetin...
Radha e gjatë e njerëzve të lënduar ngjan me një lumë që d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...