EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia “nuk është në konflikt me askënd”, por nuk mund të lejojë që dikush të spiunojë ushtrinë e saj.
Duke komentuar rrëzimin e një droni pranë ndërtesave ushtarake afër Rashkës në jug të Serbisë, Vuçiç tha se kjo nuk është hera e parë që fluturake pa pilot janë hasur mbi ndërtesa ushtarake të forcave të armatosura serbe dhe se kjo përbën “një lloj agresioni”.
“I kemi detektuar ditë më parë dhe ne i paralajmëruam ata. Ky lloj vëzhgimi dhe puna e paligjshme e inteligjencës përbën një lloj agresioni kundër një shteti sovran”, tha Vuçiç për gazetarët gjatë vizitës në një qendrën stërvitore ushtarake ku po zhvillohen stërvitjet “Manovrat 2022”.
Vuçiq tha se “po punohet” për të përcaktuar se kush e ka operuar dronin komercial që ushtria serbe tha se e rrëzoi më 2 nëntor afër garnizonit të ushtrisë serbe në Rashkë.
“Ata përdorën dron komercial duke menduar se nuk mund të zbulohet se kush është pronari i tij dhe kush qëndron pas këtyre veprimeve të paligjshme”, tha Vuçiç.
Sa i përket këtij incidenti, Vuçiç tha po ashtu se “aktiviteti i përbashkët kundër Serbisë është menjëherë i dukshëm”.
“Nuk do ta quaja armiqësor sepse ka konotacion tjetër në shtet dhe rajon. Ne nuk jemi në konflikt me askënd, por a do të dëshironit që dikush të spiunojë ushtrinë tonë, të hyjë në çdo hangar në territorin e Serbisë qendrore dhe të numërojë çdo plumb dhe granatë që kemi”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se më 2 nëntor, dronët e NATO-s “kanë qarkulluar gjatë gjithë ditës në Bërnjak dhe Jarinjë”, që janë pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.
“Ata ishin 200 deri në 500 metra larg vijës administrative, NATO në këtë rast ndoqi të gjitha procedurat. I pamë dhe nuk patëm asnjë problem, por ne kemi të drejtë të rrëzojmë dronët në përputhje me Rezolutën 1244 dhe me Marrëveshja e Kumanovës”, tha Vuçiç.
Më 1 nëntor, Vuçiç urdhëroi rritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe. Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha se gatishmëria ushtarake u rrit për shkak se dronë nga Kosova hynë në Serbi dhe vëzhguan pozicionet dhe ndërtesat e ushtrisë serbe.
Kosova ka mohuar se dronët kanë shkuar nga territori i saj në Serbi. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, tha më 1 nëntor se këto pretendime po bëhen për të përhapur panik në mesin e qytetarëve.
Urdhri i Vuçiçit për rritjen e gatishmërisë ushtarake erdhi në ditën kur në Kosovë nisi zbatimi i planit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.
Kosova i konsideron ilegale targat e lëshuara nga Serbia, por deri më tani i ka toleruar ato në veri të Kosovës.
Si pjesë e stërvitjeve trijavore ushtarake për forcat aktive dhe ato rezervë të ushtrisë serbe, gjatë vizitës së Vuçiçit, u testua edhe raketa kundërtanke ruse “Kornet”.
Vuçiq tha se këto “janë raketat më të mira për qëllimet që Serbia ka”.
Ai po ashtu theksoi se “Serbia sot është më e fuqishme sesa ka qenë më parë”.
“Detyra jonë kryesore është të ruajmë paqen dhe në këtë drejtim ne po bëjmë të mirën”, tha Vuçiç.
Gjatë stërvitjeve po ashtu janë shfaqur edhe armë dhe pajisje të tjera ushtarake./ REL
Kryeministri më jetëgjatë i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ...
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinenta...
Kievi nuk ka bërë asnjë hap që shkon përtej asaj që është ...
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është qëlluar d...
Procesi i ngadalshëm i integrimit të vendeve të Ballkanit ...
Deklarata për media e lëshuar nga një kompani në Shën Pete...
Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim mbrëmjen e së mërku...
Marseja po barrikadohet. Arsyeja: frika nga krimi. Deri në...
Kur kancelari gjerman, Olaf Scholz, udhëton këto ditë ...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se par...
Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Koreja e Veri...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, përsë...
Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, N...
Kosova u trondit sot nga një video e publikuar në rrje...
Presidenti i SHBA, Joe Biden do të flasë për dhunën "e...
Partitë e djathta, përfshirë atë të ish-kryeministrit ...
Eksperti i Bankës Botërore, Richard Record, shprehet kundë...
Partitë e qendrës së majtë kanë fituar më së shumti vota n...
Një delegacion i Iranit do të vizitojë Vjenën në ditët në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plahzin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...