Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, përsëriti të mërkurën kërkesën e Shteteve të Bashkuara që qeveria e Kosovës të shtyjë afatin e zbatimit të vendimit për konvertimin e targave të makinave, ndërsa dënoi dëmtimin e pronave të qytetarëve serbë në veri që kanë konvertuar targat e tyre.
Të mërkurën policia e Kosovës tha se gjatë natës në komunën e Zubin Potokut në veri është djegur makina e një pjesëtari të komunitetit serb i cili kishte bërë zëvendësimin e targave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës. Nuk pati të arrestuar por policia tha se mbetet e përkushtuar për hetimin dhe ndriçimin e këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënies dhe dëmtimit të pronës private të atyre qytetarëve serbë që i kanë konvertuar targat e makinave.
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara dënojnë çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të makinave RKS sipas ligjit të Kosovës. “Këto janë vepra qyqare dhe kriminale”, shkroi ai në rrjetet sociale duke nënvziuar se Shtetet e Bashkuara ritheksojnë kërkesën për zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit të këtij vendimi ashtu që tabelat RKS të mund të vendosen përgjatë 12 muajve, derisa nënvizoi se Kosova “ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”.
The U.S. condemns burning or destroying property and any effort to intimidate those with or intending to obtain RKS car plates under Kosovan law. These are cowardly and criminal acts. 1/2
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 2, 2022
Të martën autoritetet filluan zbatimin e vendimit të qeverisë qendrore në Prishtinë për të paralajmëruar qytetarët serbë në veriun e Kosovës për afatet e përcaktuara për ndërrimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës që duhet të përmbyllet në muajin prill të vitit të ardhshëm.
Paralajmërimet filluan pavarësisht thirrjeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian që Kosova të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e vendimit për konvertimin e targave të makinave, një çështje që në të kaluarën ka nxitur tensione të larta me Serbinë, e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës.
Autoritetet serbe thanë të martën se kanë ngritur avionët ushtarak pasi, siç u tha, dronë vëzhgues u panë në afërsi të kufirit të Serbisë me Kosovën, ndërsa autoritetet në Prishtinë i cilësuan pretendime të pavërteta që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha sot se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dhënë urdhrin për rritjen e gatishmërisë luftarake, pasi disa dronë “kanë hyrë nga Kosova në territorin e Serbisë” dhe kanë vëzhguar trupat e ushtrisë serbe.
Ministria serbe e Mbrojtjes tha se të mërkurën pasdite një “dron komercial” u rrëzua në qytetin e Rashkës, 250 kilometra në jugperëndim të Beogradit.
Sipas kësaj ministrie droni që lëvizte nga drejtimi i malit të Kopaonikut, që ndodhet në kufi me Kosovën, u qëllua pranë kazermave të ushtrisë në Rashkë.
Nuk pati ende ndonjë reagim nga forcat paqeruajtëse të NATO-s që kujdesen për sigurinë në Kosovë, ndërsa ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, në një postim në rrjetet sociale një ditë më parë hodhi poshtë pretendimet e autoriteteve serbe duke theksuar se ato synojnë krijimin e një “preteksti për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës”, siç tha ai, “si mjet për përhapjen e një gjendje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve”.
Tensionet e verës së këtij viti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rreth përdorimit të dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave nxitën një reagim më të ngjeshur diplomatik për të shmangur tensionet në një periudhë zhvillimesh të ndjeshme politike në Evropë për shkak të agresionit rus në Ukrainë dhe ndikimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Udhëheqësit e vendeve të rajonit pritet që të enjten të nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të dokumenteve të identifikimit diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale, në kuadër të takimit të procesit të Berlinit, në një përpjekje të perëndimit për të nxitur proceset integruese të rajonit që ende bart tensionet e së kaluarës dhe për shkak të frikës nga ndikimi rus dhe kinez në rajon./ VOA
Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, N...
Kosova u trondit sot nga një video e publikuar në rrje...
Presidenti i SHBA, Joe Biden do të flasë për dhunën "e...
Partitë e djathta, përfshirë atë të ish-kryeministrit ...
Eksperti i Bankës Botërore, Richard Record, shprehet kundë...
Partitë e qendrës së majtë kanë fituar më së shumti vota n...
Një delegacion i Iranit do të vizitojë Vjenën në ditët në ...
Guvernatorët republikanë të Floridës dhe Teksasit janë për...
Rusia ra dakord të mërkurën të rikthehet te marrëveshja e ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, përsëriti...
Një rast i rëndë i dhunës fizike në shtëpinë e të moshuarv...
Arabia Saudite ka ndarë informacione me zyrtarë amerikanë ...
Cilat pengesa mund të ngadalësojnë pranimin e Finlandës dh...
“Kthesa epokale”, togfjalëshi i preferuar i kancelarit gje...
“Nëse do të më duhet ta them me përqindje, mendoj se ka 30...
Qetësia e mbrëmjes prishet nga krisma e një kallashnikovi,...
Sondazhet pas votimit në Izrael tregojnë se ish-kryemi...
Një gjykatës i San Franciskos ka urdhëruar që personi i ak...
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri ...
Ushtarët e forcave speciale afgane që luftuan krah tru...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...