web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Votimi i PE për qendrat e kthimit të emigrantëve/ Meloni: Evropa më në fund po shkon në drejtimin e duhur

26 Mars 2026, 22:51, Kosova & Bota CNA

Votimi i PE për qendrat e kthimit të emigrantëve/ Meloni: Evropa

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka reaguar lidhur me votimin e sotëm të eurodeputetëve të cilët miratuan shtrëngimin e politikës së migracionit të Bashkimit Europian, duke përmendur në mënyrë të veçantë qendrat e kthimit.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Meloni shprehet se Evropa po ecën lëviz tashmë në drejtimin e duhur, një rrugë që sipas saj Italia e ka mbështetur fuqimisht.

"Parlamenti Evropian u ka dhënë dritën jeshile rregullave të reja për kthimet: Evropa më në fund po lëviz në drejtimin e duhur, në një rrugë që Italia e ka mbështetur fuqimisht. Qendrat e kthimit rrisin shanset për të gjetur një vend kthimi për migrantët e parregullt, duke përfshirë jo vetëm vendet e origjinës, por edhe vendet e treta. Ky është një hap i rëndësishëm drejt bërjes së kthimeve më efektive, forcimit të kontrollit kufitar dhe ofrimit të një politike migracioni për Evropën që më në fund është më e besueshme”, thuhet në postimin e Melonit.

Parlamenti Europian miratoi sot një ligj që synon përshpejtimin e deportimit të emigrantëve të paligjshëm në "qendrat e kthimit" jashtë Bashkimit Evropian.

Eurodeputetët në Bruksel votuan me 389 vota pro dhe 206 kundër në favor të reformave që hapin rrugën për krijimin e qendrave të migrantëve përtej kufijve të bllokut për të strehuar migrantët, kërkesat e të cilëve për azil refuzohen. Sipas propozimeve, ata që refuzojnë të zhvendosen në qendrat e kthimit do të përballen me dënime të ashpra.

Ligji u mundëson vendeve të BE-së të kthejnë migrantët e parregullt në vende të treta që nuk kanë lidhje me origjinën e tyre, për sa kohë që ato kanë marrëveshje dypalëshe me një shtet jo-anëtar të BE-së për të ndërtuar qendra të quajtura "qendra kthimi" në territorin e tij. /CNA





Lajmet e fundit nga