Trump zgjat pezullimin e sulmeve ndaj centraleve energjetike iraniane
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi këtë të enjte se ...

Raporti vjetor i NATO-s e identifikon Rusinë si “kërcënimin më të madh dhe më të drejtpërdrejtë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin tonë në rajonin euroatlantik”, duke vlerësuar se Kremlini “ka vazhduar të testojë aleancën ushtarake perëndimore, duke u bërë gjithnjë e më i pakujdesshëm, përfshirë përmes shkeljeve të hapësirës ajrore, sabotimit dhe aktivitetit malinj kibernetik”.
Sekretari i përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, prezantoi raportin vjetor të NATO-s, në të cilin, ndër të tjera, thuhet se Rusia ka të ngjarë të përqendrohet në shënjestrimin e infrastrukturës energjetike nëse Moska ndonjëherë sulmon NATO-n.
“Rusia mbetet kërcënimi më i madh dhe më i frikshëm për sigurinë në rajonin euroatlantik. Gjatë vitit të kaluar, Rusia është përpjekur të testojë sigurinë tonë dhe të sfidojë shoqëritë tona, qoftë përmes shkeljeve të hapësirës ajrore, sabotimeve dhe aktiviteteve dashakeqe kibernetike, apo përmes ndërhyrjes politike dhe kërcënimeve informative. Përgjigjja e NATO-s ndaj provokimeve të pamenduara, qoftë nga Rusia apo të tjerët, ka qenë e qartë, e shpejtë dhe vendimtare”, tha Rutte në një konferencë për shtyp.
Raporti vjetor shqyrton përfundimet kryesore dhe arritjet e NATO-s në vitin 2025 dhe thekson se “lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës ka treguar se energjia ka të ngjarë të jetë objektivi kryesor në çdo sulm të drejtuar ndaj NATO-s”.
Në dokument thuhet po ashtu se “NATO identifikon mësimet e nxjerra nga Ukraina, ndërkohë që intensifikon stërvitjet, trajnimet dhe koordinimin për mbrojtjen e infrastrukturës kritike energjetike”, duke iu referuar një stërvitjeje ushtarake në shtator që testoi sigurinë energjetike të aleancës dhe çoi në “një kuptim të asaj që nevojitet për të garantuar sigurinë e furnizimit”.
Ballkani Perëndimor, rajon me rëndësi strategjike për NATO-n
Për Ballkanin Perëndimor thuhet se është një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n. Po ashtu theksohet rëndësia e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë.
Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë vlerësohet si thelbësor për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“NATO vazhdon të mbështesë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, veçanërisht përmes dialogut Prishtinë-Beograd, me ndërmjetësimin e BE-së, i cili është kyç për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme në rajon”, thuhet në raportin vjetor të aleancës ushtarake perëndimore.
Në pjesën që i referohet Bosnjës dhe Hercegovinës, dokumenti thekson se miratimi i Programit të parë të Partneritetit të Përshtatur Individual për Bosnjë dhe Hercegovinën në tetor, si dhe dorëzimi i paketës së parë të mbështetjes në kuadër të nismës për ofrimin e këshillimit strategjik, trajnimit dhe ndihmës praktike për vendet partnere, “kanë shënuar momente të rëndësishme kthese” në raportet mes Sarajevës dhe aleancës.
Prania e shtuar e NATO-s në Bosnjë dhe Hercegovinë, përmes selisë së aleancës në Sarajevë dhe Njësisë për Mbështetje të Angazhimit Politik, ka vazhduar të ofrojë mbështetje në nivel lokal, duke u angazhuar për mbrojtjen dhe sigurinë.
“Mbështetja e NATO-s për operacionin EUFOR Althea, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, në kuadër të marrëveshjes ‘Berlin Plus’, ka ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm në Bosnjë dhe Hercegovinë”, thuhet në dokument.
Sa i përket Serbisë, në raportin vjetor thuhet se kontaktet me këtë vend kanë vazhduar në trajtimin e çështjeve me rëndësi rajonale dhe në nisjen e nismave për bashkëpunim të ardhshëm ushtarak.
Vendet anëtare të NATO-s rrisin shpenzimet për mbrojtje
Një pjesë e madhe e dokumentit të prezantuar i kushtohet shpenzimeve për mbrojtje, që është një kërkesë kyç e presidentit amerikan, Donald Trump.
Sipas të dhënave nga raporti vjetor, anëtarët evropianë të NATO-s dhe Kanadaja investuan gjithsej 574 miliardë dollarë në mbrojtje gjatë vitit 2025, që përfaqëson një rritje prej 20 për qind në terma realë krahasuar me vitin paraprak.
“Vazhdimi i këtij trendi kyç do të jetë prioritet në vitet që vijnë. Për shumë kohë, aleatët evropianë dhe Kanadaja janë mbështetur tepër në fuqinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk kemi marrë mjaftueshëm përgjegjësi për sigurinë tonë. Por, ka një ndryshim të vërtetë në mënyrën e të menduarit, një njohje kolektive e mjedisit tonë të ndryshuar të sigurisë”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, duke vlerësuar se po arrihet përparim i madh. /REL
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi këtë të enjte se ...
Një pamje e çuditshme është postuar në llogaritë zyrtare t...
Kreu i autoritetit mbikëqyrës bërthamor të OKB-së, Rafael ...
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka akuzuar Rusinë se ...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka deklaruar d...
Policia italiane ka paralajmëruar se disa kriminelë po për...
Parlamenti Europian ka miratuar ditën e sotme një ligj që ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zbuluar sot për gaze...
Një lëkundje sizmike 4.9 e shkallës Rihter që goditi t...
Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, mbërriti këtë...
Revista prestigjioze "The Economist" ka analizuar sot se n...
Tregu botëror i energjisë po përballet me një nga ndërprer...
I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, e...
Derisa pasiguria rreth bisedimeve tërthorazi midis Uashing...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë të ditur se kanë inte...
Çmimet globale të naftës u rritën të enjten në Azi, pasi m...
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se udhëheqësit...
Një grup vendesh të Lindjes së Mesme kanë dalë me një dekl...
Një nga vendet më misterioze në botë, Ishulli i Pashkëve, ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas rrëzimi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...