Punonjësi humbi jetën/ Karakaçi mesazh ngushëllimi
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka ...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka ...

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe është “në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre”.
“Çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Më 31 janar, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Por, gjatë mbledhjes, anëtarët e Komisionit miratuan listat e kandidatëve të të gjithë partive, përveç Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.
Tre anëtarë të KQZ-së votuan për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë abstenuan. Lista Serbe më 2 shkurt është ankuar në Panelin Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa për këtë vendim të KQZ-së. Igor Simiç nga ky subjekt tha se vendimi është i "paligjshëm, antiserb dhe diskriminues", duke shtuar se pret që PZAP ta "shfuqizojë atë".
Ndërkaq kryediplomati serb, Marko Gjuriç, e ka dënuar ashpër vendimin e institucionit kryesor për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë. Gjuriç e ka cilësuar këtë vendim si një tjetër sulm serioz ndaj të drejtave të popullit serb në Kosovë.
“Në vend të shtensionimit dhe rikthimit të besimit, ne jemi dëshmitarë të hapave të rinj që thellojnë mosbesimin dhe konfirmojnë se heqja sistematike e të drejtës së votës së serbëve mbetet praktikë dhe jo përjashtim”, shkroi Gjuriç në X.
Gjatë mbledhjes, vetë kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, e cilësoi si "të pakuptimtë" mosmiratimin e përbërjes së Listës Serbe nga anëtarët e Komisionit, duke argumentuar se kishte kaluar afati për ankesa pasi votat veçse janë rinumëruar dhe, sipas ligjeve, nuk parashihen ankesa për një proces të tillë.
Ndërkaq, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), deklaroi se KQZ-ja kreu shkelje, fillimisht duke shpallur rezultate pa u konsumuar afati ligjor për ankesa, dhe më pas duke shpallur rezultate “të pjesshme”.
“Ajo që ndodhi sot është absurde. Cilido anëtar që votoi kundër ose abstenoi, nëse kishte dyshime reale për rezultatet, ishte ai që duhej të ankohej. Situata nuk zgjidhet me votim politik brenda KQZ-së dhe as duke bllokuar ose lejuar rezultate sipas interesave të momentit”, tha ai.
LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që ka fituar zgjedhjet e dhjetorit, edhe më herët kishte tentuar që ta pengonte Listën Serbe që të merrte pjesë në zgjedhje. Por, PZAP-i vazhdimisht ka rrëzuar vendimet e KQZ-së.
Në Kuvendin e Kosovës, dhjetë vende janë të rezervuara për komunitetin serb. Lista Serbe në zgjedhjet e dhjetorit fitoi nëntë, ndërsa një e siguroi Nenad Rashiç nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. LVV-ja këmkëmbëngul në qëndrimin e saj se Lista Serbe është “dorë e zgjatur e Beogradit”.
Si një nga arsyet përse nuk dëshiron bashkëpunim me të, përmend faktin se ajo nuk është distancuar kurrë nga ish-nënkryetari i saj, Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023. Partia e Kurtit shprehet e hapur për bashkëpunim me Rashiçin dhe këmbëngul që pozitat në Qeverinë apo Kuvendin e Kosovës, të cilat me Kushtetutë u takojnë përfaqësuesve të komunitetit serb, t’i jepen pikërisht partisë së tij.
Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi javën e kaluar se nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, mund të emërohet vetëm nga partia më e madhe parlamentare e këtij komuniteti, që në këtë rast është Lista Serbe. Shpallja e rezultateve nga KQZ vjen pas përfundimit të rinumërimit të plotë të votave të rregullta, pasi u gjetën mospërputhje në votat e kandidatëve për deputetë.
Vetëm pas përfundimit të afateve për ankesa në PZAP dhe në Gjykatën Supreme, KQZ mund të certifikojë rezultatet dhe të hapë rrugë për formimin e institucioneve të reja të vendit. /REL
Një kryesues në Malishevë është intervistuar më 2 shkurt d...
Ish-ministri kinez i Drejtësisë, Tang Yijun, është dënuar ...
Djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë, Marius Borg H...
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar lid...
Gjatë rigjykimit, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpa...
Pikëkalimi kyç kufitar në Rafah të Gazës u rihap për pales...
Bashkimi Europian ka vendosur një ndalim të përhershëm dhe...
Dy ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgje...
Në Indi, çdo vit humbin jetën rreth 50,000 njerëz nga pick...
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë dhe ish...
Gjermania po vendos një brigadë të ushtrisë (Bundeswehr-it...
SHBA-ja ka rihapur misionin e saj diplomatik në Karakas, q...
Qyteti i Romës ka vendosur që turistët të paguajnë një tar...
Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën vonë se Uas...
Lord Mandelson ka dhënë dorëheqjen nga Partia Laburiste pa...
Dokumentari për Zonjën e Parë të SHBA-së, Melania Trump ka...
Një djalë pesëvjeçar dhe babai i tij, të cilët u ndaluan n...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Pejë...
Operacionet e kërkimit për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit...
Një skiator është plagosur ditën e sotme në Brezovicë nga ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...