52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Ushtria izraelite tha se “kemi arritur” në zemër të aseteve të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha më 24 nëntor tha se pasi të përfundojë armëpushimi, i paraparë që të zgjasë katër ditë, do të vazhdojnë luftimet aktive.
“Ende kemi synime të shumta dhe shumë tunele për të shkatërruar, përfshirë disa të cilat ne i kemi shkatërruar mëngjesin e sotëm, para se të niste armëpushimi”, tha për gazetarët zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Daniel Hagari.
Hamasi besohet se ka një rrjet masiv të tuneleve nëntokësore në Gazë, që i lejon grupit të transportojë armë, furnizime, por edhe lëvizjen e luftëtarëve.
Hagari foli në ditën e parë të armëpushimit, kur u këmbyen pengje izraelite për të burgosur palestinezë.
Armëpushimi do të jetë në fuqi deri të hënën, nëse veç nuk ka lirim të pengjeve të tjera izraelite.
Hagari tha se ushtria izraelite nuk do të lejojë që civilët në Gazë të kthehen në shtëpitë e tyre në pjesën veriore të këtij territori. Gjatë katër ditëve të armëpushimit, pritet të lirohen 50 pengje të marra nga Hamasi më 7 tetor, gjatë sulmeve në jug të Izraelit.
Izraeli po ashtu do të lirojë 150 palestinezë gjatë katër ditëve, si pjesë e marrëveshjes.
Gjatë sulmeve më 7 tetor në jug të Izraelit, Hamasi vrau më shumë se 1.200 persona dhe mori peng afër 240 të tjerë.
Si pasojë e sulmeve hakmarrëse izraelite, në Rripin e Gazës – të banuar me 2.3 milionë banorë – janë vrarë të paktën 13.000 palestinezë.
Ndërprerja e luftimeve të premten ka ofruar njëfarë lehtësimi për banorët e Gazës, të cilët janë përballur me bombardime të pareshtura izraelite prej javësh, si dhe për familjet në Izrael, të cilat frikohen për fatin e më të dashurve të tyre, të marrë peng gjatë sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.
Sipas marrëveshjes, Izraeli do të lirojë tre palestinezë për çdo peng të liruar nga Hamasi. Lirimi i pengjeve nga grupi radikal palestinez do të bëhet në faza gjatë katër ditëve të ardhshme.
Marrëveshja për armëpushim dhe lirim pengjesh e të burgosurish u arrit ditë më parë, pas javësh negociata të tensionuara indirekte, teksa Katari, Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti shërbyen si ndërmjetës./ Rel
Grimcat e ndotura të imëta të ajrit kanë shkaktuar vde...
Kremlini tha të premten se dëshira e NATO-s për të pasur n...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Koso...
Në qendër të Tokios u zhvillua këtë javë Kampionati i ...
Në një përpjekje për të adresuar shqetësimet në rritje...
Disa protestues u përleshën me policinë, dogjën vetura dhe...
Më 7 tetor të këtij viti, Hamasi nisi disa sulme në Izrael...
Shërbimi gjeologjik në Brazil tha më 23 nëntor se ka zbulu...
Një armëpushim i përkohshëm në luftën mes Izraelit dhe Ham...
Qindra oficerë policie kontrolluan pronat e anëtarëve ...
Këshilli i Evropës publikoi të enjten një raport sipas...
Turqia planifikon të evakuojë disa nga të fëmijët e plagos...
Myslimanët holandezë u shprehën të enjten të tronditur...
Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe diplom...
Agjencia e Bashkimit Evropian për mbrojtje kufitare, F...
Pesë persona, përfshirë tre fëmijë, janë dërguar në sp...
Gjykata Speciale e Kosovës ka publikuar kërkesën e Zyr...
Komisioni Evropian ka miratuar fondet për Hungarinë në...
Trupat ruse kanë shënjestruar objektet e infrastrukturës n...
Qindra oficerë policie kontrolluan pronat e anëtarëve dhe ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...