Pas ministrit të Mbrojtjes/ Shkarkimi i radhës nga Zelensky trondit ushtrinë ukrainase
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...

Qindra oficerë policie kontrolluan pronat e anëtarëve dhe ndjekësve të Hamasit në Gjermani të enjten në mëngjes, pas një ndalimi zyrtar të çdo veprimtarie nga/ose në mbështetje të grupit militant.
Qeveria gjermane ndaloi me 2 nëntor dhe shpërndau grupin Samidoun, i cili qëndronte pas një kremtimi në Berlin të sulmit të Hamasit në Izrael me 7 tetor.
Shërbimi gjerman i zbulimit vlerëson se Hamasi ka rreth 450 anëtarë në vend. Aktivitetet e tyre shtrihen nga shprehja e simpatisë dhe veprimtaritë propagandistike deri te veprimtaritë financuese dhe mbledhja e fondeve për të forcuar organizatën jashtë vendit.
“Ne po vazhdojmë operacionin tonë kundër islamikëve radikalë”, tha ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser. “Duke ndaluar Hamasin dhe grupin Samidoun në Gjermani, ne kemi dërguar një sinjal të qartë se nuk do të tolerojmë asnjë madhërim apo mbështetje të terrorit barbar të Hamasit kundër Izraelit”.
Bastisjet, të cilat kryesisht u zhvilluan në Berlin, kishin për qëllim të zbatonin ndalesat dhe të hetonin më tej grupet, tha në një deklaratë Ministria e Brendshme gjermane.
Gjithsej 15 prona u kontrolluan në Berlin dhe në shtetet e Saksonisë së Poshtme, North Rhine-Westphalia dhe Schleswig-Holstein.
Vetëm në Berlin, më shumë se 300 oficerë policie kryen kontrolle në 11 vende për të sekuestruar prova dhe pasuri. Shtatë kontrolle ishin të lidhura me Hamasin dhe katër me grupin Samidoun. Kontrollet u kryen kryesisht në shtëpitë e mbështetësve dhe në mjediset e një shoqate palestineze, raportoi agjencia gjermane e lajmeve "dpa".
Gjermania ka luftuar grupet që mbështesin antisemitizmin pas luftës më të fundit Izrael-Hamas.
Të martën, policia bastisi shtëpitë e 17 personave në shtetin jugor gjerman të Bavarisë, nën akuzat për përhapje të gjuhës së urrejtjes antisemitike dhe kërcënimeve në internet që vënë në shënjestër hebrenjtë. Më 16 nëntor, policia gjermane bastisi 54 zona në të gjithë vendin në një hetim ndaj një organizate me seli në Hamburg, e dyshuar për promovimin e ideologjisë së udhëheqjes iraniane dhe mbështetjen e mundshme të veprimtarive të Hezbollahut në Gjermani.
“Ne jemi duke e vëzhguar nga afër skenën islamike”, tha ministrja Faeser. “Islamikët dhe antisemitikët nuk mund dhe nuk duhet të ndihen të sigurt askund këtu”. Ajo tha se anëtarët dhe mbështetësit e Hamasit në Gjermani janë gjithashtu të përkushtuar për të ndikuar në ligjërimin politik dhe social në vend.
Hamasi është zotuar të shkatërrojë Izraelin dhe është përgjegjës për shumë sulme vetëvrasëse dhe sulme të tjera vdekjeprurëse ndaj civilëve dhe ushtarëve izraelitë. Pas ndërhyrjes së grupit në Izrael në tetor, Izraeli u zotua ta zhdukë Hamasin.
Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Hamasin një grup terrorist në vitin 1997. Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera perëndimore gjithashtu e konsiderojnë atë një organizatë terroriste./ VOA
Të enjten u zhvillua në Tiranë dita e dytë e "Samitit ...
Populisti i ekstremit të djathtë, antiislamiku Geert Wilde...
Lirimi i pengjeve në bazë të një armëpushimi të përkoh...
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe eksperti i...
Një makinë ka shpërthyer në një pikëkalimin kufitar në...
Shtetet e Bashkuara kanë penguar një komplot të dyshuar pë...
Ligjet e propozuara të BE-së që synojnë të ndalojnë qe...
Ministri i Bujqësisë i Italisë është akuzuar se e ka t...
Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën një raport...
Pasditen e sotme rreth orës 15:45, në Suharekë ka ndod...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një ...
Qeveria e Kosovës e ka shtyrë përsëri edhe për disa muaj p...
Papa Françesku ka thënë të mërkurën se konflikti mes Izrae...
Avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Qeveria e Izraelit dhe grupi radikal palestinez Hamas ...
Mëngjesin e së mërkurës në tregun e kafshëve në Prizre...
Koncerni i armatimit, Rheinmetall pret rritje të shitjeve ...
Pas disa orësh diskutimesh me dyer të mbyllura Qeveria e I...
Shtëpia e Bardhë dënoi fuqishëm Korenë e Veriut lidhur...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...