E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Zhvillimet gjeopolitike, siç janë luftërat apo shpërbërja e shteteve, si në rastin e rënies së Bashkimit Sovjetik, mund t’i lënë njerëzit pa shtet. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Aline Barros, mbi 200 mijë vetë në Shtetet e Bashkuara, nuk kanë asnjë shtetësi.
Karina Ambartsoumian-Clough që banon në Shtetet e Bashkuara, nuk është qytetare e asnjë shteti.
“Kam lindur në një shtet që nuk ekziston më,” thotë ajo.
Ajo është një nga rreth 218,000 persoma në Shtetet e Bashkuara, që nuk kanë shtetësi. Aktualisht, Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare po përcakton udhëzime të reja për të qartësuar se çfarë nënkupton të jesh “pa shtet”, për çështjet e emigracionit.
“Kanë bërë një hap të madh përpara, për të njohur njerëzit si ne në këtë vend,” thotë ajo.
Ambartsoumian-Clough ka lindur në Odesa në Ukrainë, në vitin 1988.
“Unë jam fëmijë i një martese të prindërve me dy etni të ndryshme; jam gjysmë armene dhe gjysmë ukrainase, dhe kjo prejardhje ishte problematike. Babai im vihej në shënjestër për shkak të prejardhjes së tij etnike, në Odesa, në Ukrainë. Nëna ime humbi një shtatzëni në qytetin e babait tim, sepse e rrahën në rrugë,” rrëfen ajo.
Familja e saj u largua për në Kanada. Më vonë, në vitin 1996, ata erdhën në Shtetet e Bashkuara, ku kërkesa e tyre për azil u refuzua. Tashmë, Bashkimi Sovjetik ishte shpërbërë në vitin 1991, dhe Ukraina ishte shtet i pavarur.
“Shkuam tek Ambasada ukrainase për të marrë pasaporta dhe dokumente udhëtimi për t’u kthyer. Dhe, atëherë na thanë, ‘ne nuk ju njohim si shtetasit tanë.’
Në Shtetet e Bashkuara, njerëzit që nuk kanë shtet, nuk kanë dokumente ligjore apo të identifikimit për të dëshmuar se kush janë dhe nga vijnë. Ndonëse disa, siç është rasti i Karinës, mund të kenë një çertifikatë të pavlefshme të lindjes...
“E vetmja gjë që kisha në atë kohë për të dëshmuar se kush jam, ishte një çertifikatë e skaduar e lindjes nga një shtet që më nuk ekziston. Çertifikata ime sovjetike e lindjes, me një kopje të përkthimit të noterizuar. Kjo ishte gjithçka që kisha.”
Të tjerët nuk kanë asgjë. Dhe për shkak të mungesës së dokumenteve, e kanë të vështirë të gjejnë punë apo qoftë edhe një shtëpi për të jetuar.
“Jetojnë pezull. Por fizikisht, brenda SHBA-ve, dhe nuk ka kuptim që ne të mos gjejmë një zgjidhje,” thotë zonja Margaret Stock, avokate emigracioni.
Sipas njoftimit, Departamenti për Siguri Kombëtare, premton se do të ofrojë shembuj rreth informatave dhe dëshmive që mund t’u tregohen zyrtarëve të emigracionit për të ndihmuar njerëzit që nuk kanë shtet të sigurojnë dokumente, siç është karta e gjelbër amerikane.
“Me njerëzit që nuk kanë shtet, vazhdimisht hasim në probleme madhore, sepse ata thjesht nuk mund të dëshmojnë se përmbushin parimet për kartën e gjelbër ngase nuk mund të marrin dokumentet e nevojshme nga vendi i tyre,” thotë zonja Stock.
Por, njerëzit pa shtet nuk mund të dëbohen, sepse nuk kanë shtet se ku mund të kthehen.
Njëkohësisht, nuk ka ligj ndërkombëtar që i detyron njerëzit të kenë shtetësi në një vend të caktuar. Disa shtete ofrojnë shtetësinë nëse ke lindur aty. Disa shtete jo.
“Si përfundim, është shumë, shumë e mundur që njerëzit të mbesin pa shtet,” thotë zonja Stock.
Mbetet e paqartë nëse rregullat e reja amerikane do të lejojnë, që një pjesë e këtyre njerëzve të marrin dokumente identifikimi të lëshuara nga qeveria amerikane, apo autorizim për të punuar në këtë shtet.
Zonja Ambartsoumian-Clough shpreson që më në fund, udhëzimi i Departamentit të Sigurisë Kombëtare do të ndihmojë njerëzit e lënë pezull, si puna e saj./VOA
Në një kohë mospajtimesh të thella, votuesit amerikanë paj...
Ambasadori i Francës ka qëndruar në Niger, pavarësisht se ...
Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë kryeministrit...
Polonia dhe vendet baltike i kanë bërë thirrje të hënën Bj...
Ish-presidenti Donald Trump dhe 18 bashkw tw pandehurit e ...
Veshja e fustaneve abaja nga disa vajza myslimane në shkol...
Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë pjesë e tyrezës së ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Strategjik...
Ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon, u shpreh për so...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk ...
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thir...
Irani dhe Iraku kanë arritur marrëveshje për çarmatimin dh...
Zjarri i pak ditëve më parë në zonën e Karistos në Evia u ...
Gratë talebane po jetojnë një realitet të hidhur. Univers...
Një tjetër tragjedi në brigjet greke, këtë herë në Lesvos....
Kryeministri i Libisë, Abdul Hamid Dbeibah ka pezullua...
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laj...
Autoritetet franceze kanë vendosur që të ndalojnë hixh...
Një dron që fluturonte drejt Moskës është shkatërruar nga ...
Numri i viktimave nga shpërthimet në një pikë karburantesh...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...