Në prag të krizës së radhës/ Kush mund ta qeverisë Francën?
Në Francë jeta politike pas pushimeve të verës nis me simp...

Presidenti i SHBA-së, Trump, tha se kishte folur përsëri në telefon me Presidentin rus Putin. Kurse Zelensky njoftoi për një raund të ri bisedimesh me SHBA-në.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh më i rezervuar në lidhje me një takim të mundshëm midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. "Nuk e di nëse ata do të takohen. Ndoshta do të takohen. Ndoshta jo", tha Trump në Uashington në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve. Trump-i u tha gazetarëve se pas takimit për Ukrainën në Shtëpinë e Bardhë kishte folur në telefon me Putin-in dhe se çdo bisedë që ka pasur me Putin-in ka qenë "një bisedë e mirë". Gjatë bisedës me gazetarët ai megjithatë shprehu zemërimin e tij për sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase dhe kërkoi njëtakim të drejtpërdrejtë midis Putin-it dhe Zelensky-t.
Javën e kaluar, zëdhënësja e tij Karoline Leavitt, kishte deklaruar pas pyetjeve të përsëritura nga ana e gazetarëve, se Putin-i kishte rënë dakord për një takim të drejtpërdrejtë me Zelensky-n gjatë javëve të ardhshme. Pas takimit Trump-Putin u fol shumë se një takim midis Putin-it dhe Zelensky-t mund të zhvillohet së shpejti, por që atëherë Kremlini i ka minimizuar këto pritshmëri. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov deklaroi së fundmi se Moska dhe Kievi duhet së pari të bien dakord për paqen dhe pastaj një takim midis presidentëve mund të vulosë marrëveshjen.
Zelensky njofton për një raund të ri bisedimesh me SHBA-në
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se në fund të javës do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e SHBA-së në lidhje me negociatat e mundshme me Rusinë për t'i dhënë fund luftës. Ai u takua në Kiev me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg, me të cilin njoftohet se diskutoi për sanksione të mundshme kundër Rusisë.
Në një deklaratë online Zelensky tha se me Kellogg kishte folur për mënyrat se si "mund të detyrohet Moska që të hyjë në negociata të vërteta dhe për t'i dhënë fund luftës". Zelenski tha se me të dërguarin special të SHBA-së Kellogg kishte diskutuar edhe për garancitë e sigurisë, në rast të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë. Zelensky pret që aspektet më të rëndësishme të garancive të tilla për sigurinë të negociohen "së shpejti". Ekipet negociuese ukrainase dhe amerikane planifikohet të takohen në fund të javës./ DW
Në Francë jeta politike pas pushimeve të verës nis me simp...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do ta shka...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se presidenti ru...
Ministri i transportit i Turqisëabdulkadirura u dënua me g...
Vila Certosa, vila ikonike e Silvio Berlusconit në Costa S...
Kryeministri francez François Bayrou do të kërkojë një vot...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se mund të ketë...
Presidenti amerikan Donald Trump priti këtë të hënë në Sht...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç sqaroi sot situatën me p...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mirëpriti sot në nj...
Presidenti Trump është planifikuar të takohet këtë të hënë...
Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet kompetente ...
Prokuroria Speciale e Kosovës i ka kërkuar të hënën Gjykat...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë u k...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një taki...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet ta ketë të qart...
Dymbëdhjetë emigrantë rezultojnë të zhdukur pasi janë hedh...
Antarktida, zona e fundit e madhe e egër e Tokës, po përba...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, hodhi poshtë sugje...
Forcat ajrore izraelite goditën pasditen e së dielës kryeq...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...