Kartelet e drogës nga Amerika Latine/ Trump: Kini kujdes se do t’ju zhdukim nga ekzistenca
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij ...

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aleatët evropianë duhet të ndalin menjëherë blerjen e naftës nga Rusia dhe akuzoi Kinën dhe Indinë se po financojnë luftën e Moskës kundër Ukrainës përmes blerjeve të produkteve ruse.
Duke folur para udhëheqësve botërorë në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 23 shtator, Trump, i cili do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai mund të vendosë sanksione ndaj Rusisë për të ndalur luftimet, por pa veprime të ngjashme nga Evropa duke thënë se të gjithë po humbasin shumë kohë.
“Në rast se Rusia nuk është e gatshme të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, atëherë SHBA-ja është e përgatitur që të vendosë një rund të tarifave shumë të fuqishme që do të ndalnin gjakderdhjen, besoj shumë shpejt”, tha ai gjatë takimit të përvitshëm në Nju Jork.
“Por, që këto tarifa të jenë efektive, shtetet evropiane... do të duhet të na bashkohen duke vendosur masa të njëjta... Evropa duhet të bëjë më shumë”.
Sanksionet, së bashku me garancitë e sigurisë në rast të një marrëveshje të paqes mes Kievit dhe Moskës janë çështjet për të cilat Zelensky shpreson që të marrë mbështetje nga Shtëpia e Bardhë gjatë takimit me Trumpin.
Zelensky, i cili do t’i adresohet Asamblesë më 24 shtator, po ashtu pritet të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën në Ukrainë më 23 shtator.
Zelensky dëshiron që të shmangë dy situata: mundësinë që Trumpi t’i bëjë presion atij për lëshime të mëdha me Rusinë apo t’ia vë një pjesë të madhe të fajit Ukrainës për mungesën e përparimit drejt një marrëveshje të paqes, pas më shumë se tre vjetësh të pushtimit rus të Ukrainës.
Një gjë e tillë ndodhi në shkurt, kur Trump e quajti Zelenskyn diktator dhe e fajësoi atë për luftën, dhe më pas u përplas me të gjatë takimit në Zyrën Ovale.
Me udhëheqësit evropianë të pranishëm, takimi Trump-Zelensky në gusht shkoi shumë më mirë. Por, ky takim u mbajt pasi Trump u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaskë dhe pas tërheqjes nga përpjekjet për arritjen e një armëpushimi një gjë që Ukraina e dëshiron, por që është refuzuar nga Rusia dhe në vend të kësaj tha se të dyja palët duhet të synojnë të arrijnë një marrëveshje të paqes.
Takimet e gushtit dhanë shpresë se lëvizja drejt paqes mund të nisë, me Trumpin që foli për mundësinë e një takimi ballë për ballë mes Zelenskyt dhe Putinit dhe një takimi trepalësh në të cilin ai tha se do të mund të shtyhej përpara qëllimi për t’i dhënë fund luftës më të madhe në Evropë që nga viti 1945.
Por, Kremlini shpejt e refuzoi mundësinë e një takimi Putin-Zelensky në një vend tjetër përveç Moskës, kërkesë e papranueshme për Ukrainën.
Në javët e fundit nuk ka pasur ndonjë përparim drejt paqes, por gjatë kësaj periudhe Rusia ka shtyrë përpara në vijat e frontit, ka sulmuar civilët në Ukrainë me bombardime masive dhe ka sfiduar NATO-n me inkursione dronësh dhe avionësh luftarakë./REL
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij ...
Presidenti Donald Trump e hodhi poshtë kërcënimin e ndrysh...
NATO paralajmëroi Rusinë që të ndalojë sjelljen “përshkall...
Italia vazhdon të goditet nga një valë e fortë e motit të ...
Kjo është edhe java e fundit e Asamblesë së Kombeve të Bas...
Një total prej 145 emigrantësh u shpëtuan në 24 orët e fun...
Ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, të martën bëri th...
Ministria e Shëndetësisë e Italisë nisi një fushatë vaksin...
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, tha se nuk mund t...
Serbia do të nënshkruajë muajin e ardhshëm një marrëveshje...
Një zbulim i tmerrshëm u bë në Spoleto të Umbrias në Itali...
Vendimi i papritur i administratës Trump për të vendosur n...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Tajfuni Ragasa po e ruan intensitetin e tij ndërsa i afroh...
Autoritetet në Moldavi thanë se kishin kryer 250 bastisje ...
Ish-presidenti filipinas, Rodrigo Duterte, është akuzuar p...
Danimarka dhe Norvegjia u detyruan të mbyllin aeroportet e...
Presidenti Donald Trump në një deklaratë të jashtëzakonshm...
Presidenti amerikan, Donald Trump, në një deklaratë nga Sh...
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bahku...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Rritja e çmimeve të energjisë dhe plehrave kimike pritet t...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...