E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Si pasojë e një havarie në det të hapur të një barke me refugjatë në Mesdhe humbën jetën tre veta dhe të paktën dymbëdhjetë konsiderohen të humbur. Një tjetër anije me emigrantë në bord është zhdukur në det të hapur.
Përpara ishullit grek Mykonos është batuar një varkë me refugjatë. Si pasojë tre veta humbën jetën dhe të paktën dymbëdhjetë të tjerë konsiderohen të humbur, sikurse njoftoi truproja bregdetare greke. Sipas këtyre informacioneve në detin Egje u gjetën trupat e dy grave dhe një burri të mbytur. Dy burra të tjerë, një sirian dhe një palestinez kanë mundur të shpëtohen. Sipas të dhënave të dy të shpëtuarve në barkë kishin qenë rreth 17 persona.
Helikopterë dhe anije të truprojës bregdetare si dhe anijet në lundrim përreth kësaj zone po vazhdojnë aksionin e kërkimit, deklaroi truproja bregdetare. Migrantët duhet të kenë nisur lundrimin drejt Perëndimit ditën e enjte (25.08.2023) nga brigjet turke të Egjeut.

Tragjeditë pasojnë njëra-tjetrën në Mesdhe
Një varkë e dëmtuar, e mbingarkuar me njerëz në Mesdhe. Imazhet të tilla janë bërë të zakonshme në dekadën e fundit - ndërsa lista e mbytjeve masive tragjike vazhdon të rritet. Kur qindra – mijëra njerëz përpiqen dëshpërimisht çdo vit të kalojnë në mënyrë të paligjshme drejt Evropës, ata mbështeten te kontrabandistët e emigrantëve.
E gjitha ka të bëjë me paranë, bëhet fjalë për shumë para. Secili emigrant që synon vendet perendimore paguan për realizimin e ëndrrës për një jetë më të mirë. Kontrabandistët i ngarkojnë njerëzit për mijëra euro për të realizuar këtë qëllim. Mbushja e varkave do të thotë më shumë fitim.

Pse kaq shumë njerëz, në varka të vjetra? Ç'bëjnë këta kontrabandistë dhe pse?
Përdorimi i varkave të vjetra ul kostot. Të ardhurat nga një udhëtim i vetëm mund të arrijnë në miliona. Shumë nga ata që bëjnë punën e pistë të kontrabandës janë vetë emigrantë. Por pjesa më e madhe e parave përfundon në duart e bandave kriminale ndërkombëtare. Sa para? E pamundur të thuhet saktësisht - por agjencitë policore evropiane i vlerësojnë të ardhurat nga kontrabanda 3 deri në 6 miliardë euro në vit. Kjo bazohet në dhjetëra mijëra njerëz që paguajnë mesatarisht 2500 euro për person. Disa paguajnë shumë më tepër - deri në 7000 euro secili.
Kalimi është vetëm një pjesë e enigmës. Kontrabandistët ofrojnë një sërë shërbimesh të paligjshme para dhe pas udhëtimit - të gjitha me çmime jashtëzakonisht të larta. Rrezikun e marrin përsipër pasagjerët - kontrabandistët kapen shumë rrallë.
Për shumë emigrantë, udhëtimi mund të fillojë me dokumente false. Më tej pason një kalim i vështirë në shkretëtirë. Në kohën kur njerëzit arrijnë në fazën tjetër - ata shpesh kanë mbetur pa para. Kriminelët i shfrytëzojnë ndërsa ata përpiqen të kursejnë para për të vazhduar udhëtimin e tyre.
Kontrabanda është fitimprurëse pikërisht sepse është e paligjshme
Disa emigrantë që kalojnë, ose që marrin rrugën tokësore përmes Turqisë dhe Evropës Juglindore, futen në kamionë pa ajrosje. Ata rrezikojnë të mbeten pa oksigjen, ndërkohë që kontrabandistët i kalojnë përmes kufijve. Shumë vende në rajon kanë vendosur gardhe dhe patrullojnë nëpër kufijtë e tyre për të mbajtur jashtë emigrantët.
Personat që kalojnë me kontrabandistë nuk kanë asnjë mundësi ligjore për të emigruar, nëse do ta bënin këtë, ata mund të merrnin një fluturim për disa qindra euro, që zgjat vetëm disa orë. Në vend të kësaj, ata paguajnë mijëra euro për një udhëtim që zgjat me javë ose më shumë dhe që u kushton shumë njerëzve edhe jetën e tyre./ DW
Një bandë në Haiti ka qëlluar dhe vrarë të paktën shtatë p...
Një person vdiq dhe 46 u shtruan në spital pas dy shpërthi...
Katër astronautë nga katër vende u nisën të shtunën drejt ...
Dy avionë luftarakë të Ukrainës u përplasën me njëri-tjetr...
Dhjetëra mijëra njerëz pritet të mblidhen të shtunën pranë...
Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian i ka bërë thir...
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë është shtyrë me dy muaj...
AstraZeneca është një ndër kompanitë më të fundit farmaceu...
Astronomët kanë pikasur një pikë të errët të madhe dhe...
Një vlerësim paraprak i inteligjencës amerikane arriti në ...
Të dhënat e fundit kanë treguar se më shumë se 75,0...
Anija e shpëtimit Ocean Viking ka shpëtuar 438 migrant...
Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar luftëtarët e Wagner...
Rusia ka raportuar për një sulm të ri me dron në Moskë mën...
Shkrepja e një aparati fotografik. Në një fraksion të seko...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kumanovë këtë të premte...
Drafti i udhëzimit administrativ, që u mundëson qytetarëve...
Italia është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë....
Një goditje e paprecedentë ndaj trafikut të drogës ka ndod...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkan...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...