SHBA-ja dyfishon shpërblimin për informacione mbi Nicolas Maduro-n
SHBA-ja ka dyfishuar shpërblimin për informacionin që çon ...

Zjarrfikësit dhe autoritetet lokale thanë se janë në gatishmëri të lartë të premten, pavarësisht se kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin më të madh me të cilin është përballur Franca në dekadat e fundit, për shkak se parashikohen temperatura të larta që mund ta rindezin zjarrin në jug.
Në tri ditët e fundit, zjarri u përhap në më shumë se 160 kilometra katrorë në rajonin Aude. Si pasojë e zjarrit ka vdekur një person, ndërkaq qindra të tjerë janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre.
Për shkak të motit të nxehtë dhe të thatë, zjarri u përhap shpejt me një perimetër që arriti në 90 kilometra, dhe autoritetet lokale thanë se duhet të mbeten vigjilente gjatë gjithë fundjavës, pasi pritet që temperaturat të shkojnë në mbi 30 gradë Celsius.
Administratori i rajonit, Christian Pouget, tha se rreth 1,000 persona ende nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre pasi zjarri përfshiu 15 komunat në rajonin malor të Krbieres, duke shkatërruar ose dëmtuar të paktën 36 shtëpi.
Si pasojë e zjarrit janë lënduar 21 persona, përfshirë 16 zjarrfikës, thanë autoritetet lokale.
Rreth 1.300 shtëpi janë ende pa energji elektrike për shkak të dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë, thanë autoritetet në Aude. Banorët janë paralajmëruar të mos kthehen në shtëpi pa autorizim, pasi shumë rrugë mbeten të bllokuara dhe të rrezikshme.
Hetimet kanë nisur për të kuptuar se si shpërtheu zjarri.
Ky është zjarri më i madh që Franca ka regjistruar në bazën e saj të të dhënave, të krijuar në 2006. Por, ministrja franceze për Ekologji, Agnès Pannier-Runacher, tha se ky është zjarri më i madh që vendi ka regjistruar që nga viti 1949, duke lidhur shpërthimin e zjarrit me ndryshimet klimatike.
Europa Jugore është përballur me shumë zjarre të mëdha gjatë kësaj vere.
Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po rrisin frekuencën dhe intensitetin e valëve të nxehtësisë dhe thatësirës, duke e bërë rajonin më të ndjeshëm ndaj zjarreve të egra.
Muajin e kaluar, një zjarr i madh që arriti deri në portin jugor të Marsejës, qytetit të dytë më të madh të Francës, la të plagosur rreth 300 persona./REL
SHBA-ja ka dyfishuar shpërblimin për informacionin që çon ...
Të premten, më 8 gusht, përfundon afati i masës së përkohs...
Udhëheqësi i opozitës në Izrael e ka quajtur vendimin e ka...
Herët në mëngjes të premten, pas një takimi të kabinetit t...
"Shokë, duhet të dimë gjithçka!": Ky ishte mesazhi i qartë...
Palestra e parë e dedikuar për kafshët shtëpiake në Kinë, ...
Gjykata më e lartë e Francës bllokoi sot një pjesë kyçe të...
Komuniteti shqiptaro-amerikan i ka dërguar një letër presi...
Presidentit të parë të zgjedhur të Rumanisë pas komunizmit...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të tak...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje...
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë tronditi rajonin e Mesin...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar letrën q...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vl...
Zjarrfikësit francezë po luftojnë për të tretën ditë radha...
Të hënën e 4 gushtit, Enver Bajraktari u gjet i groposur n...
Në një kohë kur autoritetet iraniane po përballen me pasoj...
Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Presidentit të SHBA-së...
Kryetari i BDI, Ali Ahmeti, ka njoftuar se kandidati i koa...
Gazeta prestigjoze amerikane New York Times, duke iu refer...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...