Parisi përkrah Kosovën për anëtarësimin në BE/ Kërkon vazhdimin e reformave
Franca mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bash...

Media shtetërore iraniane njoftoi të shtunën se autoritetet kishin arrestuar një nga aktoret më të famshme të vendit, nën akuzat për përhapje të lajmeve të rreme lidhur me protestat që kanë përfshirë mbarë Iranin.Agjencia e Lajmeve të Republikës Islame, IRNA, njoftonte se Taraneh Alidoosti, aktore e filmit fitues të çmimit Oskar “The Salesman”, u arrestua një javë pas një postimi në rrjetin Instagram duke shprehur solidaritet me njeriun e parë të ekzekutuar së fundmi për krime të dyshuara të kryera gjatë protestave mbarëkombëtare.
IRNA njoftoi gjithashtu se disa figura të famshme iraniane ishin thirrur nga gjyqësore për shkak të publikimeve me përmbajtje provokative, pa dhënë detaje të mëtejshme.Sipas raportit të medias shtetërore të publikuar në kanalin e saj zyrtar në rrjetit Telegram, aktorja Alidoosti është arrestuar pasi nuk ofroi “asnjë dokument që vërteton pretendimet e saj”.Në postimin e saj, aktorja 38-vjeçare shkruante: “Quhej Mohsen Shekari. Çdo organizatë ndërkombëtare që po shikon këtë gjakderdhje dhe nuk merr masa, është një turp për njerëzimin”.
Zoti Shekari u ekzekutua më 9 dhjetor pasi u akuzua nga një gjykatë iraniane për bllokimin e një rruge në Teheran dhe sulmuar me hanxhar një anëtar të forcave të sigurisë të vendit.Javën e kaluar, Irani ekzekutoi një të burgosur të dytë, Majidreza Rahnavard, në lidhje me protestat. Trupi i zotit Rahnavard u mbajt i varur në kavon e një vinçi si një paralajmërim i tmerrshëm për të tjerët. Autoritetet iraniane pretenduan se zoti Rahnavard goditi me thikë dy anëtarë të forcave të saj.
Që të dy u ekzekutuan më pak se një muaj pas ngritjes së akuzave, duke nxjerrë në pah shpejtësinë me të cilën Irani tani i kryen dënimet me vdekje për krime të dyshuara në lidhje me demonstratat. Aktivistët thonë se të paktën 12 iranianë janë dënuar me vdekje në seancat me dyer të mbyllura.Irani është tronditur nga protestat pas vdekjes më 16 shtator të 22-vjeçares Mahsa Amini ndërsa ishte e ndaluar nga policia e moralit. Protestat janë shndërruar në një nga sfidat më serioze për teokracinë iraniane të instaluar pas Revolucioni Islamik i vitit 1979.
Të paktën 495 njerëz janë vrarë gjatë shtypjes së ashpër të protestave nga organet e sigurisë, sipas “Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran”, një grup që ka vëzhguar protestat që nga fillimi i tyre. Mbi 18,200 iranianë janë arrestuar nga autoritetet./ Voa
Franca mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bash...
Që nga fillimi i luftës së Rusisë ndaj Ukrainës në mua...
Ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat e një pallati trupi...
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në një intervistë të d...
Aktorja amerikane, Angelina Jolie, ka thënë se do të j...
Momente makthi kanë përjetuar një çift të moshuarish bren...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë parabur...
Kompania e madhe gjermane e armateve Rheinmetall po ndërto...
Duke u mbështetur tek një nismë e presidentit francez Eman...
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, t...
Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjyka...
Ligjvënësit kroatë më 16 dhjetor refuzuan një propozim...
Një zyrtare e lartë e Pentagonit i tha Zërit të Amerikës t...
Kryeministri i Britanisë Rishi Sunak, ka reaguar vetëm...
Një numër ligjvënësish britanikë kanë përdorur udhëtim...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se g...
Një akuarium gjigant, i vendosur në një hotel në qendër të...
Bashkimi Evropian miratoi 18 miliadë Euro ndihmë për U...
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mus...
Ditën e sotme, Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...