"Kallashnikovi çau jelekun anti-plumb"/ Hita: Po kryhen procedurat që efektivi i vrarë të përfitojë statusin e dëshmorit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...

Stuhia tropikale “Hilary” u zhvendos drejt bregdetit meksikan Baja dhe goditi aty të dielën. Stuhia nuk kishte më forcën e një uragani, por meteorologët vazhdojnë ta konsiderojnë me rrezik për jetën dhe pritet të shkaktojë përmbytje në mbarë rajonin perëndimor të Shteteve të Bashkuara.
Ndërsa stuhia “Hilary” ndodhej rreth 350 kilometra në jugperëndim të San Diegos, Qendra Kombëtare e Uraganëve njoftoi se kishte arritur një shpejtësi maksimale erërash prej 110 kilometrash në orë pranë bregdetit në Oqeanin Paqësor.
Qytetet meksikane Ensenada dhe Tijuan patën mbyllur paraprakisht të gjitha plazhet dhe kishin çelur disa vendstrehime në komplekset sportive dhe zyrat qeveritare.
Drejtori i Qendrës së Uraganëve, Michael Brennan, tha se megjithëse “Hilary” ishte dobësuar, nga një uragan i kategorisë 4, njerëzit duhet t’i druheshin më shumë dëmit nga ujërat.
“Përmbytja nga reshjet ka shkaktuar viktimat më të shumta gjatë stuhive tropikale dhe uraganeve në Shtetet e Bashkuara gjatë 10 viteve të fundit dhe nuk doni të shndërroheni në një statistikë”, tha zoti Brennan gjatë seance informimi nga Majami.
Meteorologët mendojnë se “Hilary” do të hyjë në histori si stuhia e parë tropikale që godet Kaliforninë Jugore pas gati 84 vitesh, duke sjellë përmbytje, rrëshkitje toke, tornado, erëra të forta dhe ndërprerje energjie.
Paralajmërime për përmbytje dhe stuhi tropikale u dhanë përgjatë gjithë Kalifornisë Jugore, që nga bregdeti i Paqësorit dhe deri në zonat e brendshme malore dhe të shkretëtirës, madje deri në veri në Oregon dhe Ajdaho. “Hilary” pritej të vazhdonte me forcën e stuhisë tropikale deri në Nevadën Qendrore në orët e para të së hënës, kur pritet edhe të fillojë të qetësohet.
Vetë Kalifornia është tashmë nën gjendje emergjence dhe janë përgatitur furnizime me ushqime, ujë të pijshëm dhe ndihma të tjera. Urdhëra evakuimi janë dhënë për banorët dhe plazhistët në Ishullin Santa Catalina, si dhe për disa komunitete malore në Qarkun San Bernardino. Autoritetet në qytetin Los Anxhelos u përpoqën të tërheqin të pastrehët brenda vendstrehimeve, si dhe u mbyllën të gjitha plazhet në San Diego dhe Qarkun Orange.
“I bëj thirrje të gjithëve që gjenden në trajektoren e kësaj stuhie, të marrin masa dhe të dëgjojnë udhëzimet e zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë”, tha Presidenti Biden.
Ndërkohë një tjetër stuhi në Oqeanin Atlantik mori të dielën emërtimin stuhia tropikale “Emily”, ndërsa vazhdon të jetë larg tokës dhe lëviz në oqean drejt perëndimit./VOA
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të dielën se v...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i Tu...
Pas kontrolleve në të gjithë vendin në Ukrainë do të zëven...
Një sondazh në Gjermani tregoi se gati dy të tretat e votu...
Mediat greke raportojnë se policia ka zbardhur detaje nga ...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se akuza...
Një protestë kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin,...
Misioni i parë në Hënë i Rusisë pas gati 50 vitesh nuk pat...
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia kanë në plan të...
Ndoshta lufta në Ukrainë mund të marrë fund rreth vitit 20...
Fati i centralit bërthamor në mes të luftës më të madhe në...
“Uragani 'Hilary', që po shkon drejt bregut të Paqësorit t...
Një gjykatë apeli në Kaliforni riktheu për gjykim të p...
Mbështetësit e juntës së Nigerit u detyruan të shtunën të ...
Një peshk ka shkaktuar ndërprerje të energjisë n...
Rusia ka raportuar një "situatë jonormale" në anijen e saj...
Kina nisi stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit të shtun...
Dy izraelitë janë vrarë në një sulm të dyshuar palestinez ...
Rreth 64% e gjermanëve që u përgjigjën në sondazhin e publ...
Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në Maqedonin...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...