“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...

Dëmi moral dhe simbolik, ose, më saktë, politik, i shkaktuar Bashkimit Europian nga skandali ku u përfshi ish-nënkryetarja e Komisionit Federica Mogherini, është tashmë i madh. Ky është skandali i dytë më i madh pas “Qatar Gate” në vitin 2022.
Rusia ndërkohë, nuk ka humbur rastin për të thumbuar dhe sulmuar unionin. Moska e sheh këtë skandal si një fitore në aspektin e përshtypjeve dhe në kontekstin e “Luftës së Ftohtë” që ka qenë duke u zhvilluar mes Rusisë dhe BE-së, kohët e fundit.
"Bashkimi Europian mbyll sytë ndaj korrupsionit të vet, por nuk ndalet së predikuari të tjerëve. Miliona euro janë kanalizuar në Ukrainë përmes kanaleve të korrupsionit, diçka që ka ndodhur prej vitesh dhe në sy të publikut”, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një deklaratë.
Ditën e djeshme autoritet kompetente belge, në kuadër të luftës kundër korrupsionit kryen një bastisje në shërbimin diplomatik të BE-së ku u arrestua ish-Përfaqësuesja e Lartë italiane e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini.
Ajo po mbahet si e dyshuar për kryerjen e një zinxhiri veprimesh të paligjshme, të cilat përfshijnë mashtrim dhe lidhen me menaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian për arsimimin dhe trajnimin e diplomatëve të rinj.
Federica Mogherini, 52 vjeç, ka qenë drejtoreshë e Kolegjit të Europës që nga viti 2020, duke mbajtur titullin rektore. Përveç Kolegjit, hetimi përqendrohet edhe në mashtrime të mundshme në Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), drejtoreshë e të cilit Mogherini shërbeu nga viti 2014 deri në vitin 2019.
Bashkë me Mogherinin, u arrestua edhe një zyrtar tjetër italian i Komisionit Europian, Stefano Sannino. Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm. Sannino është gjithashtu i përfshirë në Akademinë Diplomatike, e cila ishte arsyeja për arrestimet e zyrtarëve të lartë të BE-së.
Personi i tretë i ndaluar në Belgjikë është një tjetër italian, Cesare Cegretti, gjithashtu drejtor i Kolegjit të Europës. Asnjë deklaratë nuk është bërë ende nga ana e Komisionit Europian, gjë që është logjike, pasi gjëja e fundit që Ursula von der Leyen kishte nevojë në rrethanat aktuale, jashtëzakonisht të vështira, për shkak të tensionit me Rusinë, thashethemeve për luftë të afërt, ishte një skandal i ri.
Veprat penale për të cilat po hetohet Federica Mogherini dyshohet se janë kryer në periudhën 2021-2022 dhe, sipas asaj që është bërë publike nga Zyra e Prokurorit Publik Europian, akuzat që do të ngrihen kundër tre të ndaluarve përfshijnë mashtrim në ndarjen e fondeve publike, korrupsion, shkelje të detyrës dhe sekretit profesional.
Gjithashtu vihet re se Prokurori ka dyshime serioze se ka pasur shkelje të Nenit 169 të Rregullores Financiare të BE-së, që ka të bëjë me mbrojtjen e konkurrencës së shëndetshme. Informacion konfidencial iu zbulua njërit prej kandidatëve studentë në Akademinë Diplomatike dhe Kolegjin e Europës.
Federica Mogherini, ish-ministrja e Jashtme italiane në vitin 2014, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, si dhe dy bashkëpunëtorët e saj të dyshuar, nuk janë akuzuar zyrtarisht. Meqenëse autoritetet belge kanë 48 orë për të planifikuar hapat e tyre të mëtejshëm, kjo periudhë paraburgimi mund të zgjatet nëse prokurori kompetent e konsideron të nevojshme.
Në orët në vijim, ndoshta do të zbulohen gjithnjë e më shumë detaje specifike rreth shumës së fondeve që Federica Mogherini dhe dy bashkëpunëtorët e saj dyshohet se i kanë keqmenaxhuar. /CNA
Bashkimi Europian synon t'u japë fund të gjitha importeve ...
Pesë orë bisedime midis presidentit rus Vladimir Putin dhe...
Unioni Kombëtar i Gazetarëve dhe Federata Ndërkombëtare e ...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, pasi një paci...
Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 ...
Kandidati presidencial peruan, Rafael Belaunde u qëllua kë...
Protestat e fermerëve në Greqi morën një tjetër përshkallë...
Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi këtë të martë mb...
Papa Leo XIV e përfundoi qëndrimin e tij në Liban duke bër...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, hodhi posht...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifik...
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se kërkesat e E...
Kompania ajrore ‘Airbus’ ka konfirmuar se po përballet me ...
Ligjvënësit europianë nuk arritën në një dakordësi sa i pë...
Zyrtari i lartë i Komisionit Europian, Stefano Sannino, is...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të martën se Sh...
Policia belge bastisi shërbimin diplomatik të BE-së në Bru...
Vendet e Bashkimit Europian kanë shpenzuar 343.2 miliardë ...
Drejtori ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella, ka deklarua...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka kritikuar vonesat në l...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...