E rëndë në Kukës/ Efektivi vetëvritet me armë në varrezat e fshatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...

Pesë orë bisedime midis presidentit rus Vladimir Putin dhe negociatorit të lartë të presidentit amerikan Donald Trump duket se nuk kanë arritur të sjellin ndonjë përparim në sigurimin e një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën.
Një zëdhënës i Kremlinit tha se takimi në Moskë ishte “konstruktiv”, por pjesë të planit mbetën të papranueshme për Rusinë.
I dërguari special i Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, morën pjesë në bisedime pas disa javësh diplomacie intensive që synonin përfundimin e luftës. Ekipi amerikan nuk ka komentuar që kur është larguar nga Moska.
Më herët të martën, Putin tha se ndryshimet e propozuara nga Kievi dhe Europa në një plan paqeje të mbështetur nga SHBA-të ishin të papranueshme, duke shtuar se nëse Evropa "dëshiron të shkojë në luftë dhe e fillon një të tillë, ne jemi gati tani".
Ukraina dhe aleatët e saj kanë lobuar te SHBA-të për të ndryshuar draft-marrëveshjen e paqes, për të cilën Shtëpia e Bardhë është përpjekur të sigurojë një marrëveshje të shpejtë dhe Kremlini më parë ka lënë të kuptohet se është i hapur.
Ky plan, i cili u pa gjerësisht si i favorshëm për Rusinë pasi u publikua në media në nëntor, ka pësuar disa ndryshime në javët e fundit.
I pyetur në lidhje me propozimin pas takimit në Moskë, ndihmësi i lartë i Putin-it, Yuri Ushakov, tha se Kremlini "u pajtua me disa pika... por disa gjëra i kritikuam".
Ai shtoi: “Nuk kemi dalë ende me një version kompromisi... Na pret shumë punë përpara”.
Mosmarrëveshjet kryesore midis Moskës dhe Kievit mbeten, duke përfshirë edhe çështjen e Ukrainës që pranon të lëshojë territorin që vazhdon ta kontrollojë dhe garancitë e sigurisë të ofruara nga Europa.
Moska dhe aleatët evropianë të Ukrainës mbeten gjithashtu në mosmarrëveshje të thella lidhur me pritjet e tyre se si duhet të duket një zgjidhje paqeje.
Duke folur përpara bisedimeve, Putin sulmoi ashpër udhëheqësit në kontinent që kanë mbështetur përpjekjet mbrojtëse të Kievit për luftë që kur Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë në vitin 2022.
Ai tha se udhëheqësit evropianë kishin iluzionin se mund t’i shkaktonin një disfatë strategjike Rusisë. Vendi i tij, tha ai, “nuk po planifikonte të shkonte në luftë me Europën, por nëse Europa papritmas dëshiron të shkojë në luftë dhe e fillon një të tillë, ne jemi gati tani”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se priste të informohej mbi bisedimet e Kremlinit nga ekipi amerikan pas takimit, megjithëse nuk ishte e qartë nëse Witkoff dhe Kushner do të fluturonin për në Kiev apo kryeqytete të tjera evropiane për negociata të mëtejshme ballë për ballë.
Duke folur përpara se të zhvilloheshin bisedimet në Kremlin, udhëheqësi ukrainas tha të martën se kishte një mundësi për t'i dhënë fund luftës "tani më shumë se kurrë", por se elementët e propozimeve ende duheshin përpunuar.
"Gjithçka varet nga diskutimet e sotme", tha Zelensky në një konferencë për shtyp gjatë një vizite zyrtare në Irlandë.
Zelensky tha se nuk kishte “zgjidhje të thjeshta”, duke përsëritur këmbënguljen e vendit të tij që Kievi të marrë pjesë në diskutimet për paqen dhe që të bien dakord për garanci të qarta sigurie, siç është anëtarësimi në NATO - një veprim i kundërshtuar prej kohësh nga Rusia dhe i përjashtuar nga Trump.
“Ne duhet ta ndalojmë luftën në një mënyrë të tillë që brenda një viti, Rusia të mos kthehet më”, shtoi Zelensky.
Përfaqësuesit ukrainas kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh të nivelit të lartë mbi draftin e planit në javët e fundit, në të cilat kanë marrë pjesë Witkoff, Kushner dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.
Shtëpia e Bardhë tha se propozimet ishin “përmirësuar shumë” si rezultat, megjithëse detajet e planit të përditësuar nuk janë konfirmuar.
Putini, i cili beson se Rusia ka iniciativën në fushën e betejës, ishte dukur i palëkundur në kërkesat e tij deri javën e kaluar, ndërsa Zelensky ka thënë vazhdimisht se nuk do të heqë dorë kurrë nga kontrolli i rajoneve lindore të Ukrainës.
Ndërsa bisedimet e së martës ishin në zhvillim e sipër, Trump i tha kabinetit të tij në Uashington se konflikti nuk kishte qenë i lehtë për t’u zgjidhur, duke e përshkruar atë si “një rrëmujë”./CNA, përkthyer nga BBC
Unioni Kombëtar i Gazetarëve dhe Federata Ndërkombëtare e ...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, pasi një paci...
Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 ...
Kandidati presidencial peruan, Rafael Belaunde u qëllua kë...
Protestat e fermerëve në Greqi morën një tjetër përshkallë...
Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi këtë të martë mb...
Papa Leo XIV e përfundoi qëndrimin e tij në Liban duke bër...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, hodhi posht...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifik...
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se kërkesat e E...
Kompania ajrore ‘Airbus’ ka konfirmuar se po përballet me ...
Ligjvënësit europianë nuk arritën në një dakordësi sa i pë...
Zyrtari i lartë i Komisionit Europian, Stefano Sannino, is...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të martën se Sh...
Policia belge bastisi shërbimin diplomatik të BE-së në Bru...
Vendet e Bashkimit Europian kanë shpenzuar 343.2 miliardë ...
Drejtori ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella, ka deklarua...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka kritikuar vonesat në l...
Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në ...
Kompanitë Shein dhe Temu po përballen me presion në rritje...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...