“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski synon shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve, për të cilët thotë se nuk kanë besimin e qytetarëve dhe vetëm se paraqesin barrë për buxhetin e shtetit. Por, komuniteti ndërkombëtar vlerëson se kjo qasje paraqet ndërhyrje në veprimtarinë e gjyqësorit, teksa i bën thirrje qeverisë në Shkup që reformat të realizohen përmes dialogut dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë. Këto këshilla mes tjerash miratojnë dhe mund shkarkojnë gjykatësit, kryetarët e gjykatave apo prokurorët nga detyra.
Synimet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski për shfuqizimin e Këshillit Republikan Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve, kanë hasur në pakënaqësinë e një pjese të diplomatëve perëndimorë dhe të ekspertëve në vend.
Zoti Mickovski vlerëson se këto organe të drejtësisë nuk kanë besim tek populli dhe paraqesin barrë për buxhetin e shtetit. Por, komuniteti ndërkombëtar, në veçanti ambasadorët e SHBA-ve dhe të Bashkimit Evropian në Shkup nuk dëshirojnë shpërbërjen e këtyre Këshillave, ndërsa idenë e qeverisë e kanë quajtur ndërhyrje në pushtetin gjyqësor. Ambasadorët sugjerojnë vazhdimin e reformave në gjyqësorin e Maqedonisë së Veriut.
Por, kryeministri Mickovki ka drejtuar akuza ndaj diplomatëve perëndimorë se janë ata të cilët po përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut, teksa iu ka kërkuar që nëse kanë, të ofrojnë zgjidhje dhe këshilla të mirëfillta të cilat do të ishin në dobi të reformave të gjyqësorit. Kryeministri maqedonas, ndërkaq thotë se Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve kanë një besueshmëri prej dy përqind.
“Unë po të kisha një besueshmëri prej vetëm dy përqindësh do të isha turpëruar dhe do të largohesha nga detyra të cilën e bëj”, thekson ai.
Reformat, sipas kreut të qeverisë në Shkup, parashikonin “përgjegjësi e llogaridhënie dhe heqjen e kolltuqeve të rehatshme”.
Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer tha se do të vazhdojë angazhimi me qeverinë dhe organet tjera të sistemit për të diskutuar mënyrat më të mira mbi reformat e domosdoshme në gjyqësor. “Ne duam një dialog dhe marrëdhënie konstruktive”, u tha ai gazetarëve në Shkup.
“Ne kemi synime të njejta sa i takon anëtarësimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha ambasadori David Geer.
Anëtarët e Këshillave të prekur thonë se këto organe janë vlerësuar pozitivisht nga institucionet ndërkombëtare dhe nëse ka ndonjë lloj parregullsie në punën e tyre, të kërkohet përgjegjësia tek individët dhe jo te i gjithë Këshilli.
Megjithatë, besimi i opinionit publik vazhdon të jetë i ulët sa i takon sundimit të ligjit. Në anketat e instituteve ndërkomëbtare, siç është IRI, rreth 65 përqind e të anketuarve mendojnë se sundimi i ligjit nuk zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë; një çështje që, sipas ekspertëve duhet të paraqesë shqetësim për autoritetet dhe institucionet politike në Maqedoninë e Veriut./ VOA
Një valë e ngadaltë të nxehti, shoqëruar potencialisht...
Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë pritet që deri më 18 k...
Reformisti i moderuar, Masud Pezeshkian, i cili i fito...
Kuvend Kombëtar i Partisë Demokratike pas pak javësh d...
Me vetëm katër muaj larg zgjedhjeve presidenciale në S...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
Kryeministri i sapozgjedhur i Mbretësirë së Bashkuar, ...
Partitë e të gjithë spektrit politik u kërkuan francez...
Presidenti amerikan, Joe Biden, me karrierën e tij pol...
Hamasi ka pranuar propozimin amerikan për të filluar b...
Njëzet vjet pas zgjerimit të fundit të madh të Bashkimit E...
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Sh...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thën...
Ëndrra për një triumf të katërt në Kampionatin Evropia...
Çekia ka vendosur të ndalojë hyrjen e rusëve pa pasapo...
Në ditët e fundit të fushatës, para raundit të dytë të...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka rënë da...
Kryeministri hungarez Viktor Orban arriti të premten n...
SHBA- Presidenti Joe Biden pranoi sërish gjendjen e ti...
Britania e Madhe është tashmë nën drejtimin e laburist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...