Emrat/ Kurti prezanton kabinetin qeveritar
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka prezantuar kabinetin...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ia ka kujtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se aleanca ende po pret përcaktimin e përgjegjësisë për ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë vitit 2023.
“Unë personalisht, por edhe si përfaqësues i NATO-s, jam në kontakt të ngushtë me presidentin serb. Ende po presim nga ai përcaktimin e përgjegjësisë për atë që ndodhi në vitin 2023 në Banjskë dhe për ngjarje të tjera gjatë vitit 2023”, tha Rutte.
Kërkesë të ngjashme për përcaktimin e përgjegjësisë për Banjskën, sekretari Rutte bëri në fund të janarit. Ai shtoi se NATO-ja, përmes misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, i ndjek me kujdes të gjitha zhvillimet në Kosovë.
Në shtator të vitit 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit duke vrarë një polic. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serb.
Politikani nga Kosova dhe biznesmeni Millan Radoiçiç e mori përgjegjësinë për sulmin, dhe prej atëherë ai ndodhet në Serbi, ku nuk është ndjekur penalisht deri më sot.
Kosova kërkon ekstradimin e tij, pasi Prokuroria Speciale veçse ka ngritur një aktakuzë për këtë rast dhe Radoiçiç është pjesë e aktakuzës.
Ndërkaq, sa i përket situatës në Bosnjë e Hercegovinë, ai ka përsëritur se nuk do të lejojë krijimin e një vakumi të sigurisë në këtë shtet.
Rutte këto deklarata i bëri në prag të takimit të paraparë të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, i cili do të mbahet të enjten, më 12 shkurt. Ministrat do të diskutojnë për mbështetjen ushtarake për Ukrainën, që po përballet me luftën e nisur nga Rusia pothuajse pesë vjet më parë.
“[Presidenti rus, Vladimir] Putini po përpiqet ta thyejë popullin e Ukrainës, duke shpresuar se do ta dobësojë vendosmërinë e tyre. Por, populli ukrainas ka treguar shumë herë se nuk do të thyhet”, ka theksuar Rutte.
Ndryshe, ky do të jetë takimi i dytë i ministrave në të cilin nuk marrin pjesë sekretarë nga Shtetet e Bashkuara. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, në Bruksel ka dërguar zëvendësin e tij, Elbridge Colby. Në dhjetor të vitit të kaluar, në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të aleancës, po ashtu mungoi sekretari i shtetit Marko Rubio.
Sekretari Rutte, tha se nuk e sheh këtë si shenjë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë më të përkushtuara ndaj aleatëve.
“Nuk besoj aspak në këtë. Duhet të them se bisedat dhe kontaktet e mia me udhëheqjen e lartë amerikane, qoftë me Shtëpinë e Bardhë, Pentagonin apo Departamentin e Shtetit, janë po aq intensive sa gjithmonë. Këta njerëz veprojnë në mbarë botën. Natyrisht që NATO-ja është e rëndësishme, por ata gjithashtu duhet të veprojnë në hemisferën perëndimore dhe në Paqësor, prandaj e kuptoj plotësisht që ministrat më të lartë nuk mund të jenë gjithmonë këtu”, tha ai. /REL
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka prezantuar kabinetin...
I mandatuari për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti ka...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në Kuvendin e ...
Presidenti turk, Tayyip Erdogan, emëroi si ministër të ri ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mandatuar kryeminis...
Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvend...
NATO-ja e ka nisur zyrtarisht misionin Roja e Arktikut, me...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas zgjedhj...
Kuvendi i Kosovës është konstituuar. Pas zgjedhjes së Krye...
Me 66 vota pro dhe 44 kundër Albulena Haxhiu, kandidate e ...
Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Koso...
Kuvendi i Kosovës po zhvillon sot seancën konstituive, duk...
Në seancën gjyqësorë në Hagë, pas mbrojtjes së ish-preside...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka kritikuar ashpër p...
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, në fjalën e mbajtur...
Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina, të cilat filluan...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilloi...
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, në parashtrimin e a...
Ditën e sotme në Gjykatën e Hagës, avokatët mbrojtës të is...
Sulmet ajrore ruse gjatë natës kanë vrarë të paktën katër ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...